8 gjërat befasuese që prishin një lidhje

  • 05 September 2019 - 10:07
8 gjërat befasuese që prishin një lidhje

Të presësh më të këqijat nga një marrëdhënie padyshim nuk është e shëndetshme, por duke qenë tepër optimist mund edhe të dështojë. Një tjetër studim ka zbuluar se njerëzit, shpresat e të cilëve ishin shumë të larta ("ne do të kemi një jetë të përsosur seksuale!") janë zhgënjyer më shpesh në vitin e tyre të parë të martesës se sa ata me shpresa më realiste ("ne te dy do sigurohemi që të përpiqemi dhe të kemi një jetë të mirë dhe aktive seksualisht! “).

4. Duke mos u lutur se lidhja do te funksionoje.

Çiftet që luten pas një mosmarrëveshje janë më të lumtur, thotë një studim i kohëve të fundit. Kur çiftet luten për njëri-tjetrin, ata me shume te ngjare mund të jenë duke përjetuar një lidhje të fortë dhe ndjenja te thella. Lutjet në studim përfshinin deklarata si: "Unë lutem që gjëra te mira të ndodhin për partnerin tim dhe për lidhjen tone", dhe "unë lutem për mirëqenien e këtij personi,".

5. Duke vënë partnerin tuaj në një piedestal.

Duket qe këto pritshmëri jorealiste janë të dëmshme nga çdo drejtim. Një studim i ri ka gjetur se të qenit i mbi-idealizuar nuk të bën të lumtur. Në vend të kësaj, ju mund të ndjeni se bashkëshorti juaj nuk ju sheh vërtet se kush jeni. Ekziston presioni për te jetuar me pikëpamjen e tyre te idealizuar kundrejt jush, e cila mund t’ju bej te ndiheni të pasigurtë. Një adhurim i lehte shkon shume mire për një rrugë të gjatë, por pa e tepruar.

6. Duke mos ndjere dashurinë për veten tuaj.

Në një studim, vetë-dhembshuria ishte një sinjal me i fortë i marrëdhënieve pozitive sesa vetë-respekti. 

7. Duke mos qenë mjaftueshëm kureshtar.

Ne të gjithë e dimë se çfarë kurioziteti bëri për macet, por ajo mund të punojë për mrekulli ne marrëdhënien tuaj. Hulumtuesit besojnë se njerëzit kureshtar me më shumë gjasa i shohin situatat stresuese si sfida dhe jo si kërcënime. Ata janë gjithashtu komunikues më të mire, më elastike, dhe më të hapur për zgjidhje të reja. 

8. Duke shkëmbyer shume mesazhe telefonike.

Hulumtuesit në Universitetin e Karolinës së Veriut në Wilmington kane zbuluar se kur çiftet komunikojnë nëpërmjet tekstit më shpesh sesa personalisht ose me telefon, ishin më pak të kënaqur në marrëdhëniet e tyre, ndoshta për shkak se njerëzit qe shkëmbejnë shume mesazhe me tekst priren të jenë më të shqetësuar. 

(Kosova Sot Online)