Roman dashurie: Batica e dashurisë (14)

  • 10 shtator 2019 - 15:41
Roman dashurie: Batica e dashurisë (14)

Miller zgërdhihej prapa shpinës time. "Dëshiron ta marrësh këtë"? e solla kokën megjithëse diçka në stomakun tim më thoshte se nuk duhej. Miller-i qëndroi anash. "Oh Zot im, më pëlqejnë ata që nuk flenë shumë" tha ajo. Tingulli i zërit të saj vinte sikur një vaj i fortë e foshnjës dhe unë vetëm dëshiroja t'i mbuloj veshtë e mi. Kur nuk iu përgjigja menjëherë, vajza ka bërë disa hapa pas. "Prit, ti je Willow Avery, apo"? Si për sherr, fytyra ime u hap dhe buzëqesha. Kam përpirë atë që e ndjeva se më ishte fryrë barku. "Po! Më pëlqen ta shikoj filmin tënd "Sleepless", ishte i preferuari im". Si e ke emrin, e pyeta, ndërsa zëri im tingëlloi i ëmbël por nga brenda shumë i thellë, i thellë. Nuk isha në gjendje të mirë. Tingëllova si një mekanik, pikërisht ashtu siç edhe Cooper më kishte thënë dhjetë minuta më parë. "Lizzie" më tha ajo. Në dorë po mbante një telefon, duke dashur ta bëjmë një foto. Iu përgjigja shumë shpejtë, shumë e lumtur.

"Do të më pëlqente". Përderisa unë ia kishte ngulur sytë asaj, e pashë se si buzëqeshte Cooper-i. Do ta injoroja. Do ta injoroja atë dhe foshnjën. E mora telefonin nga Lizzie dhe ia dhashë Miller-it. Ai e mori në dorën e tij gjigante dhe i thashë? "A mund ta marrësh", e luta. Kështu që ata të mund të shkojnë, të lutem? Miller mu mërrol. Ai po qëndronte pranë ulëses së Cooper-it, duke e mbajtur telefonin pranë tij. Lizzie hodhi duart e saj të holla në krahun tim dhe po buzëqeshte. "Kjo është kaq e mahnitshme", tha ajo, duke iu drejtuar prindërve të saj. përmes mjegullimit të kokës time-që ishte ende aty shkaku i bisedës që e kisha bërë disa momente më parë me Cooper-in, po habitesha se si ata ndiheshin për krejt këtë. Nëse ata ishin të zhgënjyer se vajza e tyre kishte një idhull si mua. Lizzie kthe fytyrën e saj drejt times.

"Çfarë duhet të themi", pyeti ajo. "Si thua për "Sleepless"", sugjeroi me zë të ultë Cooper. "Po, "Sleepless", thashë unë. Miller-it iu deshën disa momente ta bëjë një foto, gishtat e tij gjigant kishin mbuluar butonat e telefonit, por përfundimisht ai bëri disa foto të mira. Isha ulur në cep të ulëses, përderisa ajo po fliste për filmat e mi edhe për disa minuta. Më pas, përfundimisht, ajo shkoi e lumtur,e me nënën dhe babain e saj dhe foshnjën e vogël. Qëndroja e relaksuar derisa na lajmëruan të hipnim në aeroplan. Kur Cooper më kaloi, duke shmangur sytë e mi, më tha, "Mirë po të shkon Wills". Kapitulli i tretë: Megjithëse menjëherë kuptuam se ku do të uleshim, ato ishin përkrah njëra tjetrës-Cooper- i në ulësen pranë dritares, unë pranë tij ndërsa Miller ishte përtej nga e djathta ime. Tani kur ishim aq pranë, "çfarë nëse", na ndodh diçka. Sikur t'ia vendosja fytyrën në prehër, çfarë do të ndodhte. Kjo ishte më e fortë se zakonisht. Nuk isha naive mjaftueshëm që të mos e pranoja pse e dëshiroja këtë. Plus, nuk isha në atë sa të mos vërehej. (vijon) 

(Kosova Sot Online)