Roman dashurie: Batica e dashurisë (15)

  • 13 September 2019 - 14:58
Roman dashurie: Batica e dashurisë (15)

Jo, mua nuk më kujtohet që ai jetonte në Honolulu, meqë kurrë nuk do të ma thoshte një gjë të tillë. Deri tani kisha supozuar se ai do të vinte në Los Angeles nga Australia, për shkak të theksit. Shikoja trupin e tij duke u zhdukur prapa këndit, e më pas shkova në Kia. Kur u ula në ulësen e udhëtarit të përparmë, Miller më shikoi me një shikim për të ma bërë të ditur se çka mendonte. "Nuk është as kjo", thashë me të shpejtë. "Nuk e kam idenë për çka e ke fjalën", u përgjigj ai, duke qeshur. Ai shikonte përpara, por buzëqeshja në fytyrën e tij i thoshte të gjitha. Sapo ikëm nga kaosi i aeroportit, trafiku më nuk ishte i ngarkuar. Gjatë tërë vozitjes përtypa një çamçakëz të cilin ma kishte dhënë Miller. 

Tridhjetë minuta më vonë, ai e parkoi "Kia"-n në një rrugicë që i takonte një shtëpie të vogël, të drunjtë, e cila më shumë dukej sikur garazh, sesa si shtëpi. E hapa derën e veturës dhe dola jashtë, duke dëgjuar zhurmën e valëve të detit. Mund ta ndieja erën e kripës edhe pse ky vend nuk ishte përballë me oqeanin. "Është e zbrazët", murmurita, duke ndier një panik që ma kaploi trupin. Ishte ora pas pak orës 8 dhe askush nuk shihej jashtë, me përjashtim të disa fëmijëve që luanin basketboll në fund të rrugës. Ky vend ishte i zbrazët dhe i organizuar. Duke marrë frymë thellë, e detyrova vetveten që të qetësohesha, që të përqendrohesha te gjërat pozitive. Sikur zëri i valëve. Sikur të kisha fat, ajo zhurmë do të ndikonte si ninullë duke më vënë në gjumë sonte dhe çdo natë tjetër derisa të jam këtu. 

 

Ai zë do të mjaftonte që të mi largonte dilemat të cilat çdo ditë më pengonin sa herë që bija në gjumë. Miller e pastroi zërin, duke ma tërhequr vëmendjen, duke u mbështetur për veture. Nën hijen e perëndimit të diellit, ai dukej tepër i kërcënues, por ai e kishte atë buzëqeshje në fytyrë, e cila më pengonte që të mos zemërohesha me të kur më tallte në lidhje me Cooperin. "Nuk ma merr mendja që je mësuar as me këtë?", më pyeti ai. Shikova deri te shtëpia e vogël dhe pëshpërita. "Të paktën, nuk është qendër rehabilitimi", këtë e thash me zë të ulët, saqë nuk besoj se ai më dëgjoi. Ai iu soll veturës prapa dhe e hapi gepekun. Ai i mori të gjitha valixhet, duke përfshirë edhe valixhen time, e kur unë desha që ta merrja valixhen time, ai e kundërshtoi këtë. 

"Kjo është puna ime", tha ai. Unë u nisa rrugës për në shtëpi. "Je duke më bërë që të ndihem si spurdhjak". "Edhe kjo është puna ime", u përgjigj ai. Bëra me kokë edhe pse ai nuk e ktheu kokën. Gjëja e pikëllueshme ishte se nuk kisha pasur gjithmonë nevojë për truproje. Ishte një kohë, p.sh. rreth pesë vjet më parë, kur isha mjaft e njohur që të merrja role të mira, por jo edhe aq e njohur sa që të më duhej mbrojtja. Thënë sinqerisht, më vinte keq që kisha rënë aq poshtë, sa që t'i merrja rolet të cilat nuk i donte askush, e në anën tjetër të kisha nevojë për mbrojtje me anë të truprojave. Miller me gjasë paguhej më shumë sesa unë. Dëgjova buzëqeshjen duke mu paraqitur në fytyrë. (vijon)

(Kosova Sot Online)