Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (18)

  • 16 September 2019 - 15:07
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (18)

Atë mbrëmje kur janë grindur, Cathrin kishte humbur foshnjën. Vëllai i Romanit, Patrick, e kishte dërguar në spital dhe gjithë kohën kishte qenë me të, e kishte mbajtur për dorë dhe e kishte ngushëlluar, e për çdo vit n pranverë, në atë ditë të tmerrshme i kishin rrjedhur lotët.

Edhe kësaj radhe ishte pranë saj. Kishte shkuar në shtëpi para dy orëve. Për sa i përket Roman-it, Cathrin dhe ai atë mbrëmje nuk e kishin thënë asnjë fjalë. Por, nuk kishte ndaluar së dashuruari. Cathryn nuk kishte humbur vetëm foshnjën, por edhe besimin në të ardhmen. Duke ofsharë, kishte dëgjuar shushurimat prapa këndit të banakut.

Në instinkte kishte marrë shkopin e bejsbollit dhe me kujdes ishte nisur në atë drejtim nga atje ku po dëgjohej zëri. Ishte e gatshme të godiste me gjithë fuqinë që kishte, e më pas nën tavolinë kishte vërejtur një adoleshente me flokun e zi, e cila nuk kishte më shumë se katërmbëdhjetë vjet. Ishte mbështjellë rreth vetes në panik, e më pas i kishe kërkuar falje asaj pse kishte qëndruar megjithëse lokali ishte mbyllur. - O Zot - pëshpëriti Cathryn, e vajza pa vetëdije bëri panik. - Mos ke frikë - e kishte fshehur shkopin.

Gjithçka është në rregull, askush nuk do të lëndojë. Unë jam Cathryn, e ti? - Nuk të kam pare këtu, prej nga je? Po më shikonte në sy, sikurse nuk kishte besim në mua. - Nuk dëshiron të flasësh me mua? Mirë. A je e uritur? Mund të ta bëj një sandviç. - Me proshutë dhe me djathë. - A do dhe një gotë me qumësht? - Ujë. Duke u bazuar nga rrobat e rrudhosura të vajzës, Cathryn erdhi në përfundim se ajo vinte nga një familje me jetë të mire. - Do të paguaj për ushqimin - tha ajo, derisa po shkonte pas pronares në kuzhinë. - Jo, këtë e paguan shtëpia - ia ktheu Cathryn, e shpejtë e përgatiti sandviçin.

Vajza e kafshoi ushqimin, po fshinte buzët dhe pyeti: - Vallë ju nuk jeni të uritur? Gjithë mbrëmjen nuk keni ngrënë gjë. - Prej nga e di ti - u befasua ajo. - Ju kam vëzhguar derisa po mendoja nëse do të mund të më ofronit punë. - Sa vjeçe je ti? - Tetëmbëdhjetë. - Nuk po të besoj. Ndoshta katërmbëdhjetë? - Epo, pothuajse - buzëqeshi vajza. - Pra, trembëdhjetë. E di, po mundohem ta respektoj ligjin dhe nuk punësoj minorene. - Por, do të mund të pastroja tavolinat dhe të pastroj kur lokali të jetë i mbyllur. Askush nuk do ta vërente, e kjo nuk është kundër ligjit.

- Në rregull, të propozoj diçka. Ma thuaj emrin dhe më trego historinë tënde, e flasim për punën. Duke përpirë kafshatën, mu prezantua: - Emrin im është Moira. - A nuk ke mbiemër? - Vetëm Moira - përsëriti ajo. - Nga vjen? - Nga Portlandi. - Jam e sigurt se prindërit i ke në merak. - Ndoshta - rrudhi krahët. - Atëherë lajmëroi nëse dëshiron të rrish këtu.

Duhet ta dine se nuk ju ka ndodhur gjë e keqe. Sytë e saj u mbushën me lot. - Këtë nuk mundem! - Çfarë të ka ndodhur, mos je shtatzënë? - çfarë keni? Unë jam ende fëmijë! - Pse pra ke ikur nga prindërit? A ke biseduar me ta? Për secilin problem ekziston zgjidhje. - Nëse nuk më punësoni, do rri në rrugë. E lejoni këtë. Ndoshta në lokalin tjetër nuk do jetë kaq të mire si ju. (vijon)

(Kosova Sot Online)