Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (19)

  • 17 September 2019 - 14:59
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (19)

Mirë, më së gjati një javë - kapitulloi Catherine. - Më trego, do të të ndihmoj që ta gjesh zgjidhjen më të mirë për problemin tënd. - Nëse kjo nënkupton thirrjen e prindërve, atëherë nuk vjen në shprehje. A mund të buj këtu? - Mundesh. *** Roman qëndronte ulur në zyrë duke shikuar foton e fëmijës së zhdukur.

Moira Mor ka vetëm 13 vjet, por duket më e rritur dhe më serioze. Policia supozon se ajo gjendet në Mejn, e dy javë më parë kishte ikur nga shtëpia në Portland. Me gjasë nuk e ka marrë, ka shkuar me vetëdëshirë. I kishte paketuar gjërat e veta dhe ishte nisur në të pasigurtën. Ikanakët e rinj zakonisht kanë prejardhjen nga familjet me raporte të çrregulluara.

Roman nuk dinte aq shumë rreth rastit të Moira Morit, por dinte se ajo kishte nevojë për ndihmë. Sa herë që takonte ndonjë fëmijë me probleme, i kujtoheshin vëllezërit e tij të braktisur, për të cilët kishte marrë vesh vetëm pasi rastësisht, në nënkulmin e shtëpisë, kishte gjetur fotot e vjetra. Si ishin ndier Ryan, Sean dhe Mickey kur kishin marrë vesh se prindërit i kishin braktisur?

Sa kishin shpresuar dhe pritur që nëna dhe babi të shkonin e t'i merrnin? Si kishin kaluar në familjet strehuese? Apo edhe shërbimi social kishte dështuar, sikur që kishte dështuar familja e tyre? jo fort moti, ai kishte takuar vëllezërit për herë të parë. Ata i iknin temës së dhembshme, por herët a vonë do t'iu duhet që ta bisedojnë atë. Patrick e kishte gjithnjë e më të vështirë ta duronte një gjë të tillë, prandaj ishte larguar nga shtëpia dhe, nga ajo kohë, nuk flet me nënën dhe me babanë.

Nuk ishte dëgjuar as me Romanin, derisa kishte caktuar takimin me vëllezërit e tyre më të rritur. Romani, dorën në zemër, kishte ruajtur kontaktin me prindërit, por tërë këtë situatë e kishte kaluar me shumë vështirësi. Dhe, mu për shkak të vëllezërve të tyre të braktisur, kishte përzgjedhur profesionin me të cilin merret tani: iu ndihmon fëmijëve dhe të rinjve me probleme, lufton për të drejtat e tyre, ndërmjetëson midis prindërve dhe fëmijëve dhe përkujdeset për atë që, fëmijët e braktisur, të vendosen në familje të mira përkujdesëse.

Dorën në zemër, shumë rrallë i shkonte për dore që t'i përmirësonte raporte të çrregullta... Nga mendimet e kthjelli zilja e telefonit. - Roman, unë jam Joe Saton nga policia. A e ke marrë foton e Moira Morit? - Po, po. Në tavolinë e kam. - Para pak kohe u ktheva nga dreka dhe më duket se vogëlushja fshihet te Catherine. A e di për kë jam duke menduar? Për atë vajzën që përgatitë çorbën më të mirë të peshkut. - Po... A je i sigurt që e ka parë mu Moirën? - Po. ,- Po, pse nuk e more, atëherë? - Joe Saton dhe Romani kishin zgjidhur shumë raste së bashku. - Paraprakisht i shikova disa dokumente dhe mu duk se diçka nuk ishte në rregull. Mendoj se duhet të bisedosh me vajzën, e unë do të interesohem ta di pse ajo ka ikë.

Jam i sigurt që Catherine do të përkujdeset mirë për të, prandaj edhe nuk e mora me vete. Nuk dua të ndërmarr asgjë derisa ta kontrolloj familjen e Moirës. A mund të shkosh menjëherë, që të bisedosh me të? - U nisa - tha Roman duke marrë foton e saj. - Më vonë do të kthehem te ti. A ta marr edhe vogëlushen me vete? - Nuk duhet doemos.

Atje është e sigurt, por fol njëherë me Catherinën. *** - Njeriu me të cilin ke biseduar, me gjasë ka qenë polic - përfundoi Moira. - Kjo shihet nga helikopteri. - Po, ai ishte Joe Saton - u përgjigj Catherine. - Ai vjen shpesh këtu që drekojë. Sikur të vinte për ty, do të më tregonte. Fundja, shkoi, gjë që dmth se nuk të njohu. Në atë moment, në lokal hyri Romani. - Shko shpejt në kuzhinë - pëshpëriti Catherine, ku zemra iu ngjit përpjetë. - Tregoji Retës së ka ardhur Romani. Ajo e di çka duhet bërë, e ty më pas do t'i shpjegoj të gjitha. Më beso, çdo gjë do të jetë në rregull. (vijon)

(Kosova Sot Online)