Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (20)

  • 18 September 2019 - 15:02
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (20)

Pas ikjes së Moiras, Catherine me bllok në dorë iu afrua tavolinës, pranë së cilës ishte ulur Romanit. Mezi përthekoi emocionet dhe iu drejtua: - Ka vjet që nuk të kam parë. Mendoja se ti i viziton vetëm lokalet ekskluzive. - Më kurse nga komentet irrituese dhe ma sill çorbën.

Catherine shënoi porosinë, por nuk u largua nga vendi. - Ke ardhur që ta vizitosh familjen? -Ncuk! - Nëse kërkon Patrickun, ai do të vijë më vonë. - Nuk kam ardhur për të. - Oh - Catherine aktroi sikur u befasua dhe, me atë rast, preku si rastësisht gjurin e tij me dorë. U rrëqeth nga ajo prekje dhe, duke parë shkëlqimin në sytë e tij, iu desh që t'i përgjigjej: - Atëherë paske ardhur për shkak se të mungon shoqëria ime? - tha ajo, duke e ulur tonin në mënyrë provokuese. - Çka mund të bëj për ty, Roman?

Ndoshta ke ardhur deri te përfundimi se, pas këtyre viteve, të mungoj? A duhet të vazhdojmë aty ku kemi mbetur? Romani mohoi energjikisht me kokë, meqë e dinte se ajo e provokonte. - Oferta jote duket joshëse, por këtu jam me punë. Te ti fshihet vajza e cila ka ikur nga shtëpia. Çka ke, macja ta hëngër gjuhën? Catherine e shikoi e habitur, sikur të mos kuptonte për çka ishte fjala. - Cila vajzë? - Ajo e moshës së mitur, e cila punon te ti. - Joe Saton e ka parë te ti, e pashë edhe unë sapo hyra. Catherine, vajza ka vetëm 13 vjet! Kjo është e kundërligjshme. Catherine ofshau. - Unë jam kundër asaj që fëmijët të punojnë, Roman. Ti e di këtë! Romani nxori një fotografi nga kuleta, për ta vënë në tavolinë. - D.m.th. nuk e ke parë? - Kurrë - u përgjigj Catherine.

- E, çka ka bërë? - Ka ikur nga shtëpia. Ja, shkruan këtu - tha ai, duke nxjerrë dokumentet nga çanta. - A nuk do ta shikosh edhe një herë? Apo, ke frikë se do të zbulohesh? - Mjaft! Nuk më duhet ta duroj këtë - tha Catherine, duke u nisur që të largohej, por ai e kapi për dore. - Atëherë, sille këtu! - Nëse dëshiron të nuhasësh nëpër lokalin, apo banesën time, vetëm urdhëro! - tha ajo me një zë aq të lartë, saqë mund të dëgjohej edhe në rrugë. - Nuk do të të pengoj, por kurrë nuk do të ta harroj - tha me një shikim të akullt. - E di? Ka shumë gjëra të cilat nuk mund të t'i falë. Romani ndjeu një dëshirë të zjarrtë që ta përqafonte dhe ta shkrinte akullin me puthje, por u përmbajt.

Sa mirë do të ishte sikur ajo të mos i komplikonte të gjitha gjërat. - Catherine, të lutem, mos e merr këtë personalisht. - Është e habitshme, por vetëm ashtu mund ta përjetoj. Je duke sjellë në pyetje integritetin tim. Nëse dëshiron të bastisësh, vetëm urdhëro. Çka pret? Ai mund t'i besonte, por megjithatë u nis drejt për në kuzhinë. Falë zhurmës së Catherines, në kuzhinë nuk gjendej askush përpos gjellëbërëses. Edhe pse dikur ishin miq, Reta e shikoi Romanin me një shikim armiqësor.

- A po e sheh këtu ndonjë adoleshente? Gjellëbërësja u kthye rreth vetes. - Mendon se këtu është ndokush? - Tash nuk ka, por kishte dhjetë minuta më parë! - Jam tepër e zënë që të shikoj se kush hyn, e kush del. Nëse nuk ke vërejtur, të gjitha tavolinat janë të mbushura, prandaj Catherine nuk ka kohë për të pushuar - u përgjigj Reta me krenari. - E tani, dil nga kuzhina ime! Romani doli me të shpejtë deri te Catherine, e cila qëndronte prapa banakut. - Dhe? A e gjete ndokënd? - Vetëm Retën. Të sjellshme, sikur rëndom - tha ai, duke buzëqeshur me cinizëm. - Duket se nuk të do. - Dikur më donte. - Edhe unë të doja dikur, por kohët kanë ndryshuar. (vijon)

(Kosova Sot Online)