Femra e përkryer nuk ekziston, dhe as që e duam, thonë meshkujt

  • 29 shtator 2019 - 08:11
Femra e përkryer nuk ekziston, dhe as që e duam, thonë meshkujt

Edhe pse shumica e meshkujve e konsideron partneren e vet vetëm 67 për qind perfekte dhe çereku i tyre mendojnë që e ka prishur pamjen e vet fizike në lidhje, më shumë se gjysma e tyre e duan pikërisht vetëm atë.

Femrat të cilat mëtojnë kah perfeksionizmi mund të heqin dorë menjëherë nga kjo sepse një gjë e tillë nuk ekziston, pohojnë 80 për qind e meshkujve.

Prej 2000 të anketuarve më shumë se gjysma e tyre do t’i vlerësonin partneret e veta si 67 për qind të përkryera. Përkundër kësaj, 50 për qind e tyre mendon që partnerja e tyre aktuale është zgjedhja më e mirë jetësore për ta, shkruan Daily Mail.

Mes mangësive më të shpeshta të partnereve të tyre meshkujt rendisin impulsivitetin, ankesat, aversionin ndaj sportit dhe obsesionimin me pastërtinë.

Gjashtë prej dhjetë meshkujve u pengon që partnerja e tyre ngarkohet shumë me veshjet dhe shprehitë ushqyese, ndërsa çereku i tyre nuk pëlqejnë që provojnë t’ua imponojnë se me kë duhet të shoqërohen dhe kë duhet ta shmangin.

Rreth 25 për qind e meshkujve konsiderojnë që partnerja e tyre paksa është “relaksuar” dhe ka lënë anash pamjen fizike prej se janë së bashku. Vetëm katër prej dhjetë meshkujve konsideron që nuk i njohin fare femrat dhe nuk i kuptojnë partneret e tyre.

Edhe pse një prej vërejtjeve më të shpeshta në llogari të femrave është që përpiqen shumë për gjithçka dhe dramatizojnë, një e treta e meshkujve konsiderojnë që për shkak të iniciativave të partneres lidhja u është bërë më e mirë.

Rreth 45 për qind e meshkujve konsiderojnë që “gjysma më e mirë” e tyre është shumë më atraktive se ata, kurse sa vështirë është të realizohet perfeksionimi e dinë më shumë se tri të katërtat e meshkujve të cilët nuk duan një partnere perfekte. 

(Kosova Sot Online)