Kur gratë e forta largohen, e bëjnë atë përgjithmonë

  • 02 tetor 2019 - 08:39
Kur gratë e forta largohen, e bëjnë atë përgjithmonë

Kur dashuria mbaron nuk është kurrë e lehtë, veçanërisht kur lidhja na pengon të ecim përpara. Ka nga ata që e jetojnë këtë moment duke fajësuar partnerin dhe ka nga ata që pyesin veten, duke marrë përgjegjësinë për dështimin. Dhe pastaj ka nga ato, gratë e forta, që kur vendosin të largohen, e bëjnë përgjithmonë. Ata nuk kthehen kurrë.

Ato nuk mbështeten te askush

Gratë e forta nuk e ndërtojnë botën dhe lumturinë e tyre rreth një burri. Secili prej nesh është dhe duhet të jetë qendra e vetvetes, dhe ne nuk duhet të mbështetemi plotësisht te askush sepse njerëzit që janë pjesë e jetës sonë mund të dalin prej saj në çdo moment dhe ne duhet të jemi në gjendje të qëndrojmë vetëm.

Nuk lypin dashuri

Dashuria e vërtetë nuk lypet dhe gratë e forta e dinë mirë këtë. Kur një historie i jepet fund është një mënyrë për të kapur frymën e dikujt dhe për të ecur në një rrugë ndryshe dhe më të gjatë.

Ato e dinë sa vlejnë

Gratë e forta janë të vetëdijshme për vlerën e tyre dhe ecin përpara pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve. Ajo e di që do të vijë një dashuri e re dhe personi i duhur, ai që do të dijë të qëndrojë pranë tyre në një mënyrë të veçantë.

Në zemrën e tyre ekziston vetëm e tashmja

Vetëm e tashmja ekziston në zemrën e grave të forta. Ato dinë të falin dhe të ikin, por kur ikin e bëjnë atë përgjithmonë. Ato nuk kthehen kurrë mbrapa.

Gjithmonë do të ketë një dashuri të re

Ato janë të vetëdijshme se gjithmonë do të jetë dikush që mund ta njoh për atë që është dhe për ta pasur atë në jetën e tyre.

(Kosova Sot Online)