Ngjarje e vërtetë: Si ta fal atë (2)

  • 06 October 2019 - 16:13
Ngjarje e vërtetë: Si ta fal atë (2)

- Fëmija im është i vendosur këtu - iu drejtova infermieres në sportel, duke ia thënë emrin tim dhe të djalit. - Vetëm një moment ju lutem. Gruaja po shtypte në kompjuter, duke shikuar ekranin, e më pas e ka thirr dikë. - Duhet ta prisni mjekun, më tha. Do të jetë këtu për disa minuta. Vetë fakti se duhej të priste e bënte ta humbte durimin. - Nuk më keni kuptuar mirë. Djali ka pësuar aksident. I nevojitem atij. E vërejta se ndoshta e kam ngritë zërin shumë, por nuk e kishte problem këtë. Në atë moment erdhi mjeku dhe m'u ofrua. Edhe prindërit e mi kishin arritur në ato momente. - Ejani me mua - na ftoi mjeku. Kemi ecur në korridor, i cili po dërgonte deri te dhoma. Shkuam te ashensori dhe mjeku shtypi butonin për katin e tretë. - Për fat të keq, asgjë nuk mund të bënim. Automobili i ka kaluar sipër dërrasës së gjoksit dhe kishte gjakderdhje të brendshme. Kur e sjellën në spital, nuk merrte frymë më. Djali im qenka futur nën rrotat e eturës. Një pjesë të kësaj e dëgjova e tjetrën pjesë truri nuk dëshironte të ma regjistronte. - Me siguri po gaboni. Unë jam nëna e tij dhe e di se do të shërohet. Nëna ime përsëri ia plasi vajit.

- Dëgjomë bijë - filloi babai, duhet ta pranosh… - Nuk ka rëndësi - e ndërpreu mjeku - kjo shpesh ndodh, bëhet fjalë për një mekanizëm mbrojtës. Dera u hap dhe mjeku eci në korridorin e gjatë. Kishte ndaluar para derës së madhe. Trokiti dhe dera u hap. - Erdhi bashkëshortja juaj - itha ai. Albani ishte ulur në korridor së bashku me prindërit e tij, duke mbajtur në dorë Luanin në çarçaf të bardhë thuajse porsa kishte lindur. Kur i jam ofruar, vjehrra u ngrit për të ma lëshuar vendin. - Valdete… - pëshpëriti Albani, e më pas ia plasi vajit. Jam ulur duke mos hequr shikim nga djali. Dukej thuajse po fle. E kam ledhatuar nëpër flokë. - Ma jep në dorë Alban. Ai me kujdes ma lëshoi në duar dhe unë fillova ta luhat, duke ia puthur ballin. - Gjithçka do të jetë mirë Luan - nëna është këtu. Nënën time e kapluan disa dhimbje. Albani me duar kishte kapur kokën dhe të gjithë po qanin. - Mendoj se më mirë do të ishte që për disa minuta t'i lëmë vet - tha vjehrra ime, duke e thirr burrin e saj që të dalin nga dhoma. Kam ngritur lart çarçafin dhe fytyrën e tij e ofrova te imja. - Zgjohu,vogëlushi im. Të lutem zgjohu, dëgjoje nënën - po thosha me zë më të lartë. - Zgjohu të lutem. Albani nuk po ndalonte së qari.

Përfundimisht ia lëshova kokën në jastëk, derisa lotët po më rridhnin. Më duhej të ballafaqohesha me realitetin: engjëlli im kishte fluturuar në qiell. Nuk e di për sa kohë unë dhe burri im kemi qëndruar aty, duke vajtuar sipër trupit të djalit të vdekur, derisa po bëhesha gati të pyes si është e mundur që mjeku tha se e kishte shkelur vetura. - Si ka ndodhur kjo? Kur Albani ngriti kokën, e kam vërejtur se po dukej dhjetë vite më i vjetër. - Nuk e di - morri frymë thellë - Isha i bindur se Luani ishte në kopsht me babain. As nuk e kam vërejtur pas veturës. Vetëm kur vetura ishte kthyer, kam dëgjuar ....- përsëri mbante duart në fytyrë, dëgjova goditjen.... (vijon)

(Kosova Sot Online)