Ngjarje e vërtetë: Si ta fal atë (3)

  • 07 October 2019 - 15:23
Ngjarje e vërtetë: Si ta fal atë (3)

Jam shtangur, duke u munduar ta kuptoj kuptimin e fjalëve të tija. Me një zë të lehtë i jam drejtuar dhe kam thirr emrin e tij dhe ai ktheu fytyrën drejt meje. - Prit pak, dëshiron të thuash se ishe ti ai - e pyeta. - Ti e ke shkelur? Albani mbylli sytë dhe bëri me kokë. Duke e vendosur Luanin në gjoks, kam kërcyer në këmbë dhe me sy të hapur kam shikuar burrin tim. - Nuk po të besoj - bërtita. - A të kam thënë se më mirë do të ishte ta dërgosh në kopsht. Por, ti nuk ke dashur të më dëgjosh - ula shikimin te djali. Dhe tani ka vdekur, çfarë babi je ti? Albani hesht po më shikonte duke mos tentuar të mbrohej, fytyrën e kishte plot me lot. - Ke vrarë fëmijën tim - bërtita plot pa kontroll. - Ke vrarë fëmijën tim! Ke mbytur Luanin tim! Dyert u hapen dhe u futën prindërit, të përcjellë me infermiere dhe me mjekun. - Ju lutem, dilni të gjithë për një moment - luti mjeku. - Do t'i japim diçka për qetësim. - Nuk dua të qetësohem -u ktheva drejt burrit tim.

- Ai ka vrarë fëmijën tim! Infermierja po tentonte të gjithë t'i nxirrte jashtë, por vjehrri im nuk u dha. - Më lëshoni - tha Muharremi. - Nuk guxosh ta fajësosh Albanin - mu drejtua. - Unë I kam fajet, e jo ai. Ai kishte shkuar të blinte diçka e unë ishte dashur ta shikoj Luanin - kaloi me duar nëpër kokën e tij. - Qeni ka filluar të ulërinte dhe kur jam kthyer, e kam vërejtur se po vraponte pas një mace. Kam shpejtuar nga dalja nga kopshti dhe kur mu kujtua Luani, përnjëherë jam kthyer. Por, ai porsa kishte vrapuar drejt garazhit, pikërisht kur Albani po dilte, por ishte tepër vonë. Duke shikuar vjehrrin tim, para syve më erdhën fotot e asaj që kishte ndodhur. Në tentim ta shpëtonte qenin, kishte lejuar që Luanin ta shkelte vetura, i ati I tij. - A mendon se e kam më të lehtë tani, tani kur e di si kanë rrjedhë gjërat - e pyeta. - Që të dy jeni fajtorë për vdekjen e Luanit tim. A jeni të vetëdijshëm se çfarë keni bërë? Vjehrri im uli shikimin. - Ju lutem, dilni tani - I tha infermierja. Kur kemi mbetur vetë, mjeku më tha se do të jepte diçka për qetësim që të mundem të pushoj,e më pas pyeti nëse mundet ta marrë Luanin. - Mos, ju lutem - përsëri ia plasa vajit. - Në rregull, le të jetë edhe pak me juve - tha duke bërë me dorë drejt tij. - A dëshironi të shtriheni me fëmijën? Kam pranuar, ndërsa infermierja, unë duke mbajtur djalin në duar, më dha një injeksion. Kur jam zgjuar, as nuk e dija se ku jam as çfarë ka ndodhur. Më pas m'u kujtua gjithçka, por kur kam dashur ta prek Luanin, më nuk ishte aty. Dikush më kishte mbuluar. Albani ishte fjetur në karrigen në fund të dhomës.

Nëna e tij ishte pranë tij. Jam ngritur. - Ku janë prindërit e mi? Ajo u kthye. - Kanë shkuar për kafe. Albani ka hapur sytë dhe jemi shikuar. - Dua të shkoj në shtëpi - thashë. Ai bëri me kokë dhe u ngrit. - Në rregull, shkojmë. - Jo, jo me ty. Jo në shtëpinë tonë. - Edhe shikimi në të nuk e duroja. - Po shkoj te prindërit e mi. Albani u zbeh. Kam shtrënguar duart dhe kam bërë duart grusht. Sikur të komentonte diçka, isha e gatshme ta godas por ai vetëm morri frymë thellë. Vjehrra ime kafshoi buzën. (vijon)

(Kosova Sot Online)