Ngjarje e vërtetë: Si ta fal atë (8)

  • 12 tetor 2019 - 15:18
Ngjarje e vërtetë: Si ta fal atë (8)

E kam vështruar. - Më mirë për kë? U ngrit nga shtrati duke kaluar me duar nëpër flokë. - Për ty, për mua, për të gjithë - bëri me kokë. - Mirë jam, Valdete. Nuk ke pse të brengosesh për mua, Pa marrë parasysh çfarë të ka thënë nëna ime. Pranoj justifikimin tënd, por tani lirisht mund t'i kthehesh jetës tënde të re. Ma ktheu shpinën me sytë e mbushur me lot. - Nuk është e vërtetë se je mirë - iu përgjigja. - E unë nuk kam kurrfarë jete. - Ndoshta ende jo - më tha, derisa u kthye drejt meje, por do ta kesh. Isha e sigurt se nuk dëshiroja jetë të re pa të, por më dukej se nuk më shihte pranë vetes. - Dëshiron shkurorëzim - e pyeta. Uli krahët.

- Mendoj se jo do të ishte më së miri. E verbuar nga lotët, jam nisur drejt derës. Por, para se të kem dalë prej dhomës, jam ndalur dhe jam kthyer. Me çmimin e vuajtjes deri në fund të jetës, më duhej ta pyes dhe diçka. - A nuk më do më? Më shikoi gjatë. Në një moment më rrëmbeu dënesa. Atëherë Albani kaloi përtej dhomës dhe u ndal para meje. - Kam dashur të them se nuk të dua, por nuk mundem të gënjej - e ngriti dorën, por ndaloi një moment para se të ma prekte fytyrën duke lejuar që të kalojë nëpër trup. - Do të dashuroj derisa jam gjallë, por nuk pres nga ti të jetosh me njeriut që të ka vrarë djalin. Atëherë e kam kuptuar. - Nuk mund të më gjykosh në jetën pa ty - i thashë duke e përqafuar. Në një moment iu përshtat përqafimit tim, ashtu i ngrirë dhe i palëvizshëm. Më pas edhe ai më përqafoi dhe qanim bashkë, shkaku i djalit dhe shkaku ynë. Atë natë m'u desh ta bind në dëshirën e sinqertë që të fillojmë një jetë të tërë.

Ndjenja e fajit ishte kaq e fuqishme sa që e ndalonte të besonte se përsëri meriton të jetë i lumtur. Në fund ta pranoj që ta bëjë këtë për të më lumturuar mua. Na u deshën gjashtë muaj psikoterapi, në mënyrë që Albani t'ia falte vetes. Nuk ishim me personat që ishim dikur, por edhe nuk do të ishte e ndershme sikur të ishim. Luani ishte djali ynë dhe la shenjë të pashlyer në jetën tonë. Nuk kalon një ditë e të mos mendoj për të, por pikërisht tani më kishte ndodhur diçka e lumtur: kam kuptuar se isha shtatzënë. Albani çdo moment pritet të kthehet nga puna e unë, mezi pres t'ia tregoj lajmin e shkëlqyeshëm. FUND

(Kosova Sot Online)