Paolo Fox nxjerr parashikimin për këtë javë 14-20, këtyre 2 shenjave më në fund do t’iu trokas fati në derë

  • 14 tetor 2019 - 18:01
Paolo Fox nxjerr parashikimin për këtë javë 14-20, këtyre 2 shenjave më në fund do t’iu trokas fati në derë

Dashi/ Gjatë këtyre ditëve do të keni ndjesinë sikur ka përfunduar një periudhë e lodhshme. Më e keqja tashmë ka kaluar dhe ju ndiheni më të qetë, por gjithsesi lodhja do të bëjë të vetën dhe ju do të ndiheni nervozë, sepse as Marsi, as Hëna nuk do t’ju favorizojnë. Edhe në çift do të keni mosmarrëveshje. Bëni kujdes veçanërisht në fundjavë. Dita më me fat e javës do të jetë e hëna.

Demi/Gjatë këtyre ditëve, qielli nuk do t’ju buzëqeshë. Për më tepër, do t’ju duhet të duroni edhe Venusin, edhe Mërkurin në pozicion të pafavorshëm, që do t’ju nxjerrin pengesa si në aspektin sentimental edhe në atë personal. Kushtojini kujdes marrëdhënies në çift, sepse mund të dalin në sipërfaqe probleme që prej kohësh shtireshit sikur nuk i shikonit. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë shumë me fat, kur Hëna do të jetë kthyer nga shenja juaj.

Binjakët/ Këto ditë Hëna do t’ju dhurojë fat, sidomos aty nga mesi i javës. Nëse jeni në pritje të ndonjë përgjigjeje, ajo mund të vijë diku nga e enjtja apo e premtja. Marsi, i kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, ju bën të ndiheni më guximtarë për të ndërmarrë iniciativa. A e ndieni veten gati për t’u hedhur në aventura të reja? Nuk i dihet asnjëherë, sepse ky mund të jetë momenti i përshtatshëm që të lindë diçka e veçantë.

Gaforrja/ Planeti Venus do t’ju dhurojë gjatë kësaj jave emocione të bukura. Nëse ju dhe partneri keni pasur një moment krize, tani do të mund të gjeni paqe krah tij. Përgatituni që të përjetoni një fundjavë të mbushur me romantizëm. Edhe në aspektin profesional do të merrni lajme të mira. Megjithatë, Marsi në pozicion të pafavorshëm do të ndikojë që të ndiheni disi të lodhur. Mundohuni të kuptoni se çfarë ju bën të ndiheni më të qetë, në mënyrë që të shpëtoni prej stresit.

Luani/Ju shquheni për vendosmëri dhe kokëfortësi, edhe për faktin që gjithmonë e arrini atë që dëshironi. Por gjatë kësaj jave do të hasni pengesa, pasi Mërkuri është i kthyer në pozicion të pafavorshëm. Tensionet do të ndihen si në jetën profesionale dhe në atë personale. Do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me të tjerët. Shtyjini çështjet më të rëndësishme për të enjten dhe të premten, pasi ato do të jenë ditët më të qeta të javës.

Virgjëresha/ Do të vazhdojë për ju një periudhë e suksesshme. Venusi i kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj ju dhuron pasion dhe mirëkuptim. Për beqarët parashikohen takime me fat për të shtunën dhe të dielën. Në aspektin profesional do të jeni të favorizuar ditën e martë dhe të mërkurë, pasi Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaja. Kini besim te vetja juaj dhe të jeni të sigurt se do t’i arrini synimet që keni.

Peshorja/ Do të vazhdojë për ju një periudhë, gjatë së cilës do të ndiheni të fortë e të suksesshëm. Edhe për këtë javë Marsin do ta keni në shenjë, duke ju dhuruar energjinë dhe forcën që të mund t’ia dilni mbanë në çdo fushë të jetës suaj. Ata që vetëm prej pak kohësh i kanë hyrë një aventure të re si në aspektin profesional edhe në atë personal, tashmë mund të shohin rezultatet e para. Ditët me fat do të jenë e enjtja dhe e premtja. Bëni kujdes të hënën, pasi mund të ndiheni paksa nervozë.

Akrepi/ Tashmë që planeti Venus është zhvendosur prej pak kohësh në shenjën tuaj, do të përjetoni një periudhë ndryshimesh në aspektin sentimental. Do të keni fat në dashuri, sidomos në fundjavë, gjatë së cilës do të kaloni një moment pasioni që vështirë se mund të harrohet. Tregohuni vigjilentë për shkak të ndonjë të papriture që mund t’ju dalë në aspektin profesional ditën e martë dhe të mërkurë, pasi Hëna nuk ju favorizon.

Shigjetari/ Këtë javë do të keni mbështetjen e planetit Mars, të gatshëm për t’ju ndihmuar në çdo sfidë tuajën. Askush s’do të mund t’ju ndalë dhe do të arrini të realizoni gjithçka dëshironi, pavarësisht pengesave që do të hasni rrugës, sidomos ditën e enjte dhe të premte, kur Hëna do të jetë e vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Dita me fat e javës do të jetë e hëna, gjatë së cilës mund të merrni një lajm të papritur.

Bricjapi/ Kjo nuk do të jetë një javë e lehtë për ju, por gjithsesi do të triumfoni. Marsi dhe Hëna në pozicion të pafavorshëm në fundjavë do të ndikojnë që të ndiheni të lodhur. Por Mërkuri dhe Jupiteri ju premtojnë suksese dhe përgjigje pozitive. Venusi në pozicion të favorshëm do të ndikojë që lidhja juaj sentimentale të bëhet më e fortë, kurse beqarët do të kenë njohje të reja. Në përgjithësi do të jetë një javë e lodhshme, por pozitive.

Ujori/ Venusi në pozicion të pafavorshëm nxit zënkat dhe mosmarrëveshjet në çift, të cilat do të kulmojnë të martën dhe të mërkurën. Edhe në aspektin profesional do të hasni pengesa, por mos u shqetësoni, sepse gjithçka është kalimtare. Ju gjithsesi do të arrini t’i realizoni synimet tuaja. Ditët me fat të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja.

Peshqit/ Më në fund do të merrni lajme të mira. Në aspektin e ndjenjave, Venusi do ta mbështesë shenjën tuaj, duke ju ndihmuar të rigjeni qetësinë në marrëdhënien me partnerin. Për beqarët parashikohen njohje të reja. Gjatë këtyre ditëve do të jeni më joshës se kurrë. Nga ana tjetër, Mërkuri në pozicion të favorshëm do t’ju ndihmojë të arrini rezultate të rëndësishme në aspektin profesional. E enjtja dhe e premtja janë ditë terse.

(Kosova Sot Online)