Ngjarje e vërtetë: Dashuria e mbuluar me dëborë (1)

  • 15 October 2019 - 15:26
Ngjarje e vërtetë: Dashuria e mbuluar me dëborë (1)

- Prit, ende nuk ke dëgjuar pjesën më të mirë. Trajneri më ka premtuar edhe punësim dhe atë që nesër. Do të marr dhe rrogë, përfundimisht edhe vet do të punoj krahas dashurisë time që kam për ty. Jam tepër e lumtur - po thoshte. - Urime! Kur ta marrësh pagën e parë do të na qerasësh me darkë në qytet - po tallem, jam i lumtur për këtë lajm. - Në rregull! Artan, mendoj se edhe neve përfundimisht po na ecën mbarë, mes të tjerash, dimri është stinë për ndodhi dhe ngjarje të bukura. Dimri është stinë e lumturisë dhe e përmbushjes së ëndrrave - po pëlciste nga lumturia. Po kënaqem duke e dëgjuar, shikuar, duke ndarë me të lumturinë e saj. Energjia e saj pozitive është sëmundje ngjitëse. Në radio po këndon një këngë që ajo e pëlqen. Po ia shton volumin deri në maksimum, derisa po këndonte me gjithë zërin që kishte.

Po i bashkohem për të kënduar, derisa jashtë po binte borë e dendur, e ne po shkonim drejt shtëpisë. Kjo do të thoshte se unë tash e tutje do të kisha më shumë obligime, por kjo nuk më pengonte. Për atë asgjë nuk ishte e vështirë. Për të parën herë jam martuar porsa i kisha mbushur 18 vjet. Si gjithë të rinjtë, edhe unë isha i kapluar nga emocionet që më kishin kapluar. Më pëlqente të shoqërohesha me Emën, sidomos në momentet kur ishim vet, larg syve të tjerëve. Më përqafonte, më puthte, ishim të zjarrtë plot me pasion. Që të dy kemi besuar fort se duhemi shumë, e krejt çfarë të dy dëshironim ishte të jemi bashkë. Kur atë mbrëmje më ka thënë se ishte mbetur shtatzënë, jam sjellë si një zotëri i vërtetë. Thënë të drejtën lajmi më kishte habitur dhe befasuar, por e kam ditur se duhet të sillem me nderë. I kam thënë se nuk ka pse të brengosej, se nuk do ta braktis. Ditën tjetër gjithçka kam pranuar para prindërve të mi dhe shpreha dëshirën për t'u martuar. Sikurse dhe unë, edhe ata ishin mahnitur, por më kanë mbështetur në vendimin tim. Dhe kështu, i çmendur, i ri dhe i pushtuar nga pasioni u futa në jetën e re. Ema ishte e bukur, nuse e lezetshme dhe dashnore e mirë, shoqe e mirë, por nuk ishte për asnjë punë tjetër. Aspak e rregulluar, dembele dhe e paorganizuar gjithmonë futej në probleme. Kur në botë solli vajzën tonë ajo kishte rënën depresion të thellë. Nuk e pëlqente vajzën tonë, te ajo shihte vetëm pengesë.

Gjithmonë e thoshte se si nuk kishte kohë për veten e saj dhe se nuk ishte në gjendje të kujdesej për vajzën që kundërmonte. Një qëndrim i saj më ka befasuar. Kam menduar se një sjellje si kjo e saj do të ndryshonte, por me kalimin e kohës, Ema gjithnjë e më shumë keqësohej. Erdha në situatë që për vajzën tonë të kujdesej nëna derisa isha unë në punë, sepse kisha frikë ta lë në duart e saj. Pa marrë parasysh se në shkollë të mesme isha nxënës shumë i dalluar dhe kisha planifikuar të ndjek studimet, me martesën gjithçka kishte ndryshuar. Me ndihmën e të atit kam gjetur punë dhe isha i gatshëm të bëja gjithçka të kujdesem për familjen time të vogël. Prindërit tanë na e dhanë aktin e sipërm, na ndihmuan ta rregullojmë, na kanë ndihmuar gjithmonë dhe financiarisht, por e gjithë kjo nuk mjaftonte. Ema edhe pse ishte nënë, ishte një njeri i papjekur që nuk dëshironte të rritej. Kishim filluar gjithnjë e më shumë të grindemi, e pas tri viteve kam marrë vendim për shkurorëzim prej saj. Ema ishte shastisur me lajmin, por përfundimisht e kishte pranuar se nuk ishim për njëri tjetrin. (vijon)


(Kosova Sot Online)