Ngjarje e vërtetë: Dashuria e mbuluar me dëborë (2)

  • 16 tetor 2019 - 15:07
Ngjarje e vërtetë: Dashuria e mbuluar me dëborë (2)

Pranoi që fëmija të mbetej tek unë dhe, pas disa grindjeve të shkurtra, në fund u ndamë me marrëveshje. Dhe kështu, derisa miqtë e mi studionin dhe argëtoheshin, unë shkoja në punë, e më pas kthehesha me vrap në shtëpi, që të përkujdesesha për vajzën time. Kishte ditë kur më mërzitej çdo gjë, kur më vinte të hidhesha në det dhe të mbytesha, por më pas shikoja ata sy të bukur, të sinqertë të fëmijës dhe mjaftonte një thirrje "baba", që të ngriste deri në qiell. E dija se askush, përpos meje, nuk e kishte fajin për situatën në të cilën ndodhesha. Më kishte bërë për vete epshi, rinia dhe marrëzia, por, pas tërë kësaj, më duhej që të jetoja me pasoja. Pa ndihmën e prindërve do të isha tërësisht i humbur dhe i paaftë.

Kisha 24 vjet kur babai më pyeti a do të doja të studioja me korrespodencë. Mendova disa ditë dhe vendosa ta vazhdoja edukimin. Prindërit ishin tepër të lumtur, prandaj edhe mi paguan studimet. Punoja, studioja, luaja rolin e babait. Vitet kalonin, e midis tërë obligimeve që i kisha, nuk arrija të mendoja për dashuri, e as për afërsi me ndonjë femër. Femrat e vetme në jetën time asokohe ishin vajza ime dhe nëna ime. Parkoj në vendin e rëndomtë. Diana del nga automobili, rrëshqet në dëborë dhe rrëzohet. Ulërinë me zë. Ngutem t'i ndihmoj, ia zgjati dorën në mënyrë që të ngritet më lehtë. Ajo tenton të rrijë në këmbë. Është më se evidente se sa dhembje i shkakton kjo. I them që të mos lëvizë. E marr në krahë dhe e fus në shtëpi. Në një moment vërej se e ka fytyrën e lagët. Nuk e di a i është lagur fytyra nga dëbora, apo nga lotët. E ndiej aromën e parfumit të saj, duart e saj më lidhen për qafe, e shikoj në sy, për ta marrë vesh a ishte duke qarë, apo vetëm më duket. - Menjëherë po shkoj te fqinji. Do të shohim çka do të thotë ai. Nëse do të ketë nevojë, do të të dërgoj menjëherë në spital - i them derisa e lëshoj në divan. Diana nuk kundërshton, vetëm bën me kokë. I bie ziles në derën e fqinjit, e kur e hap i tregoj se çka kishte ndodhur. Fqinji mjek e merr çantën dhe që të dy shkojmë te Diana. Pasi që e kontrollon, më thotë se më së miri është ta çojmë në emergjencë. E dëgjoj. Gjatë tërë kësaj kohe gruaja mezi i thotë 2-3 fjalë. Jam i bindur që ajo ka dhembje të hatashme, prandaj mundohem që të mos i bëj pyetje të tepërta. Mjeku që e kontrolloi dhe i tha ta bënte një rëntgen, thotë se ajo ka thyer këmbën dhe gjithsesi duhet ta vërë atë në gips. Më pas e çoj në shtëpi. Në sy i shihet pikëllimi. Nuk më duhet as ta pyes, e di se për çka është duke menduar. Aq shumë ishte gëzuar për atë punë, e tani thyerja e këmbës nuk i shkonte aspak në favor. Shqetësohem rreth asaj se a mund t'i ndihmoj, se si ndihet.

- Kam lindur në ditë të keqe. A thua mu sonte u desh që të ndodhte kjo? Aq shumë isha gëzuar, e gëzimi im zgjati vetëm pak minuta. Më shumë se gjithçka në botë e doja atë vend të punës, e tani çka mund të bëj, të rri shtrirë në shtëpi, duke pritur që të më shërohet këmba. Do të duhet të kalojë një kohë e gjatë derisa të mund të vallëzoj. Pse u desh që kjo të më ndodhte mua? - filloi të ankohej edhe atë, me zë të lartë. - Qetësohu, Dianë! Më vjen keq, por tani më së shumti rëndësi ka që të të shërohet këmba sa më parë. Nëse i ke pëlqyer aq shumë trajnerit, saqë të ka ofruar vend të punës, pasi që të ka parë njëherë duke vallëzuar, me siguri se do të të presë derisa të shërohesh. Mos e ngarko tani veten me një gjë të tillë - i thashë. (vijon)

(Kosova Sot Online)