Ngjarje e vërtetë: Dashuria e mbuluar me dëborë (3)

  • 17 October 2019 - 15:25
Ngjarje e vërtetë: Dashuria e mbuluar me dëborë (3)

Natyrisht, pa marrë parasysh se çfarë kam thënë, nuk ia ka vlejtur. E kishte kapur një pikëllim dhe mllef për gjithçka që ka ndodhur. Tri vite sa jemi bashkë ajo ka jetuar pa punë, gjithnjë ndihej e papërdorshme pa marrë parasysh se gjithmonë ia kam përsëritur se nuk e kisha barrë. Diana kishte punuar që nga mosha shtatëmbëdhjetëvjeçare, ishte mësuar të fitonte dhe tani pa punë ishte si e humbur. Gjithmonë kishte kursyer, kurrë nuk blinte gjëra të shtrenjta, merrte vetëm gjërat e lira. Kur i dhuroja diçka, më akuzonte se nuk duhet të shpenzoja të hollat për të sepse ajo edhe ashtu kishte gjithçka që ishte e nevojshme. - I dashur, më dërgo në shtrat. Dua të fle - më tha në fund kur ishte lodhur dhe mërzitur nga gjithçka. E kam dëgjuar, e kam ledhatuar e më pas ia kam sjellë darkën në shtrat. E kuptova se nuk ishte e uritur, por gjithsesi e kam shtyrë që të hante disa kafshata. Sikur vetëm të mundja, do ta hiqja atë pikëllim nga të e saj, të ngjarjeve të trishtueshme që nga dita në ditë po e përcillnin. Pasi që kam përfunduar studimet, kam fituar vend më të mirë pune në të njëjtën ndërmarrje që kam punuar me vite rresht.

Shefi gjithmonë më merrte si shembull, e në njëfarë mënyre i isha falënderues për këtë, mes të tjerash, kush prej nesh nuk ka qejf të lavdërohet? E bija e tij Merita punonte me mua në zyrë. As vetë nuk e di se si një natë kemi përfunduar në një dhomë hoteli. Kemi punuar bashkë, e kjo na ka tërhequr te njëri tjetri. Kemi punuar bashkë, ishim të vetmuar që të dy. Nuk i pengonte se e kam një vajzë, e as se isha i martuar. Më thoshte se më dashuron kaq shumë e edhe shefi e ka përkrahur lidhjen tonë. Dhe kështu, u martova përsëri, edhe pse e kam ditur se Merita nuk ishte grua për mua. Të gjithë më kanë uruar, duke më thënë se ishte mundësia e duhur, e marrë parasysh se çfarë pasurie dhe babai të fortë kishte, edhe mund të ishte. I vetmi problem ishte se ne ishim krejt të kundërt, e porsa kemi filluar të jetojmë bashkë, këto filluar të theksohen. Ia dolëm ta ruajmë martesën për pesë muaj,e më pas ajo u kthye te prindërit e saj. Ka kërkuar shkurorëzim dhe kështu, përfundoi edhe një martesë. Jo që përfundova vetëm martesën, por edhe u shkarkova nga puna. Me përvojën që kisha, nuk e pata të vështirë të gjej vend të ri të punës. Përsëri e hapa një dritare tjetër të jetës, kisha vendosur se asnjë grua nuk më dëshironte dhe se më mungonte një martesë e lumtur. Puna e re ishte sfiduese, kështu që dëshiroja të tregohesha. Kam punuar nga mëngjesi deri natën vonë, e nëna edhe më tutje po kujdesej për vajzën.

Disi ishim mësuar për këtë, kishte ditë kur fare nuk mendoja rreth kujdesit, por kur bisedoja me vajzën time, e vëreja sa vajzë e lumtur që ishte. Nëna ma kujtonte se vajza ishte ashtu si është falë saj. Gjyshi dhe gjyshja ishin prindërit e saj, e ne prindërit e vërtetë ishim në kërkim të diçkaje tjetër. Nuk ishim mjaftueshëm të përgjegjshëm, mjaftueshëm të vetëdijshëm dhe nuk ishim të përdorshëm. Ajo nuk ishte fajtore se prindërit ishin disi të humbur, se nuk dinë të merren me veten, e lëre me vajzën e tyre dhe për krejt ajo që kishte nevojë e merrte nga prindërit e mi, vetëm sa nuk i quante nënë dhe babë, por se në fakt ata ishin më shumë se kaq, më shumë se ne që ishim prindërit biologjik të saj. Prindërve ua kam ditur gjithmonë për nderë, më vinte keq që nuk isha si ata, që nuk di të merrem me situata të caktuara si ata. (vijon) 

(Kosova Sot Online)