5 gabime rreth gjoksit, ja cilat janë

  • 18 tetor 2019 - 18:42
5 gabime rreth gjoksit, ja cilat janë

Gjoksi i varuar apo që bie kohë pas kohe është një nga "makthet" e vërteta thuajse të të gjitha grave! Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur që të bëjmë një listë me pesë zakone të këqija që i bëjmë çdo ditë e që e bëjnë gjoksin tuaj të varet edhe më shumë. Cilat janë ato? I zbulojmë bashkë!

Ushqime me yndyrë

Nëse ushqimi juaj përfshin produkte të yndyrshme, ju patjetër do të fitoni disa kilogramë më shumë. Kur ju jeni mbipeshë gjokset tuaja kanë tendencë të rriten dhe me dobësimin më pas, ato do të zbrazen, pra do të varen. Prandaj përpiquni të ndiqni një dietë të ekuilibruar. Ju duhet të hani ushqim të shëndetshëm, fruta, perime dhe të merrni shumë vitamina. 

Mungesa e stërvitjes

Gjinjtë janë të përbërë nga 90% yndyrë e trupit dhe nëse ju nuk bëni aktivitet fizik, ato e humbasin elasticitetin me kalimin e kohës. Shkoni në palestër dhe përdorni një krem ëtë cilësisë së lartë dhe ju do të shihni gjinjtë tuaj më dinjitoz se më parë dhe më të fortë. Dhe mos harroni të vishni reçipeta të dizajnuara enkas për aktivitete sportive.

Nuk i mbroni nga dielli

Ju gjithmonë duhet të mbroni gjinjtë tuaj, njësoj siç bëni me lëkurën e fytyrës. Dielli zvogëlon elasticitetin e lëkurës dhe gjoksi vuan.

Bëni dush të nxehtë

Shumë prej nesh duan të bëjnë dushe shumë të nxehtë pa e ditur që kjo zvogëlon qëndrueshmërinë e lëkurës dhe bën që gjoksi të lodhet dhe të varet.

Nuk e masazhoni

Duket e pabesueshme, por masazhimi i butë i gjokseve dhe më pas një dush, ndihmojnë në rritjen e qëndrueshmërinë e lëkurës. Përdorni krem dhe vajëra esencialë për lëkurë delikate. Kthejeni këtë në një kujdes rutinor dhe të përditshëm dhe menjëherë do të shihni rezultatet.

(Kosova Sot Online)