Çfarë mendojnë meshkujt për femrat?

  • 25 October 2019 - 10:45
Çfarë mendojnë meshkujt për femrat?

“Femrat më pëlqejnë, por janë shumë impenjative!”, “Femrat janë shumë të komplikuara!”, “Qajnë shumë, por e arrijnë gjithnjë atë që duan!”, “Femrat nuk kënaqen asnjëherë!”…

Shembujt e mësipërm tregojnë qartë se: Meshkujt janë po aq kritikë ndaj femrave sa vetë ato ndaj tyre! Ky është rezultati i një sondazhi të kryer me një numër të konsiderueshëm meshkujsh.

Meshkujt mendojnë se femrat:

Janë shumë të ndjeshme: Femrat dhe meshkujt kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet e dashurisë. Femrat i japin rëndësi afërsisë motive, ndërsa meshkujt tentojnë të jenë më praktikë e racionalë. Kësisoj, i përballojnë konfliktet dhe problemet në mënyra të ndryshme.

Janë kontradiktore: Meshkujt janë konfuzë me femrat, sepse sipas tyre ato nuk shprehen qartë. Nëse një mashkull pyet: “Çfarë ka që nuk shkon?”, femrat në përgjithësi përgjigjen me: “Asgjë me rëndësi!”, që në të vërtetë e bën akoma edhe më shumë konfuze e të paqartë marrëdhënien.

Sekreti i komunikimit me meshkujt qëndron në aftësinë e të shprehurit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë.

Janë të fiksuara pas paraqitjes së jashtme: Meshkujt akoma nuk arrijnë ta kuptojnë se si është e mundur që femrat të shpenzojnë kaq shumë kohë për t’u përgatitur nëse u duhet të dalin. Qëndrojnë me minuta të tëra për të rregulluar flokët, për t’u grimuar etj.

U pëlqen të flasin pa pushim për marrëdhënien: Femrat, sipas meshkujve, kanë nevojë ta diskutojnë marrëdhënien e tyre dhe kjo gjë i lodh ata. Sipas tyre, femrat nuk duhet t’i lodhin me biseda të gjata e të panumërta në lidhje me marrëdhëniet e tyre, pasi jeta duhet marrë ashtu siç vjen.

Adhurojnë shooping-un: Nuk ngopen në blerje e shpenzime të shumta dhe lista e gjërave që kërkojnë të blejnë është super e gjatë.

Nuk kënaqen kurrë: Edhe pse ju mendoni t’i bëni surpriza, të dilni së bashku, të shkoni në një festë me të tjerë, një femër për ju është gjithnjë një stres dhe lodhje, për aq kohë sa e prisni me orë të gjata që ajo të bëhet gati. Janë kritike dhe u mbetet hatri shpejt!

Janë xheloze: Mjafton t’u përmendësh një emër femre dhe xhelozia shfaqet menjëherë në sytë e tyre. Nuk shterojnë nga pyetjet e shumta, në kontrollin e gjërave të panevojshme dhe në monitorimin e përhershëm të telefonit.

Janë “qaramane manipuluese”: Nisin të qajnë për çdo gjë. Teksa shikojnë një film romantik… Shpeshherë duket sikur i përdorin lotët si një shantazh emocional ndaj nesh! – mendojnë meshkujt.

Çfarë nuk pëlqen një mashkull tek një femër:

-Meshkujt nuk pëlqejnë seriozitetin e tepruar tek një femër

-Meshkujt nuk pëlqejnë femrat që nuk vetëpëlqehen dhe nuk vetëvlerësohen

-Meshkujt nuk pëlqejnë kur femrat u flasin për ish-historitë e tyre të dashurisë

-Meshkujt urrejnë kur femrat janë të interesuara për statusin financiar të meshkujve.
 

(Kosova Sot Online)