Me këto gabime sapo vulosët që takimi juaj i parë është dhe i fundit

  • 01 nëntor 2019 - 08:54
Me këto gabime sapo vulosët që takimi juaj i parë është dhe i fundit

Pavarësisht moshës dhe eksperiencave, në takimin e parë gjithmonë do jetë ajo fija e dyshimit nëse personi përball jush do ju pëlqejë apo do të shfaqë më tej interes, nëse ju do të ndiheni të tërhequr etj.

Nëse ka shumë mënyra sesi të lini përshtypje të mira në takimin e parë, ekzistojnë dhe disa gabime që mund të bëjnë që takimi të jetë i pari dhe i fundit.

Living ju zbuloni gjërat që nuk duhet të bëni:

1. Nuk duhet të heshtni: Nuk ka rëndësi nëse jeni njohur në rrjete sociale, mes miqsh të përbashkët apo ai u përplas pa dashje me ju teksa po shihnit atë fustanin e bukur në vitrinë, në takimin e parë nuk mund të HESHTNI.

Mund ta nisni bisedën me pyetjet bazike ‘’Ç’kemi! Ç’thotë puna!’’, më pas të hapni një temë të përbashkët ose nëse e ndjeni veten ngushtë flisni për artikullin e fundit që keni lexuar .

2. Mos flisni për ish-partnerin/partneren: Edhe pse do të donit të fshinit menjëherë të shkuarën, jini të sigurt që do të vijë momenti kur do t’ju duhet të flisni për të, sigurisht jo që në takimin e parë. Fshijeni emrin e tij,të saj gjatë atyre orëve dhe përqendrohuni tek personi që keni përballë.

Ah se harruam, mos bëni gabimin t’i krahasoni dhe të thoni ‘’Edhe ish-im kishte të njëjtën këmishë si kjo’’ ose ‘’Kjo është pjata e preferuar e ish-të dashurës time’’.

3. Mos luani me telefonin: Fikni telefonin, ok mbajeni të ndezur deri në momentin që do të keni fiksuar vendin e takimit, më pas fikeni menjëherë. Me siguri nuk do t’i rezistoni tundimit për të kontrolluar se ç’bëhet në Facebook ose Instagram ose të shkruani në ndonjë grup në WhatsApp si po shkojnë gjërat.

E dimë që bota ku jetoni vërvitet rreth teknologjisë dhe informacionit, por mund t’ia dilni pa smartfonin tuaj për disa orë.

4. Mos shkoni shpesh në tualet: Nervozizmi, paniku, njohja me një person të ri mund të shndërrohen në diçka stresuese dhe vajtja në tualet është një marifet që përdoret për marrjen në dorë të situatës.

Mirëpo nëse e bëni shpesh këtë gjë, mund të kthehet në bezdi kohë për tjetrin, i cili nuk ka ndërmend t’ju pres juve vetëm në tavolinë.

(Kosova Sot Online)