Shenjat e zodiakut që nuk kthehen kurrë tek një ish i dashur

  • 10 nëntor 2019 - 07:58
Shenjat e zodiakut që nuk kthehen kurrë tek një ish i dashur

Sipas astrologëve këto shenja të zodikuat nuk do të riktheheshin asnjëherë me një ish të dashur.

Demi

Të lindurit e shenjës së demit janë shumë të vendosur dhe nuk bëjnë kurrë kompromise të ulëta, me vlerat dhe parimet që i konsiderojnë të shenjta. Nëse u thyeni besimin do t’ju nxjerrin nga jeta e tyre pa u menduar dy herë.

Binjakët

Janë kokëfortë të lindur që nuk japin kurrë një shans të dytë dhe as ulen për të gjetur një rrugë të mesme. Personat e lindur në shenjën e binjakëve nuk do të rikthehen kurrë pas.

Luani

Të lindurit në shenjë e luanit, nuk do të pranonin kurrë të ishin zgjedhja e dytë për një ish që e ka bërë të vuajë. Kështu që mos u lodhni as me të, nuk do të kthehet. 

Virgjëresha

Diçka e tillë do të binte në kundërshti me parimet  personave të lindur në shenjën e virgjëreshës, por edhe nëse do të ndodhte, s’do t’ia falte kurrë vetes që i dolën gjërat nga kontrolli. Bëhuni gati të blini biletën vetëm për vajtje, pasi një Virgjëreshë as nuk do t’ju dojë më në jetën e saj.

Peshorja

Kur dikush tradhton besimin e personave të lindur në shenjën e peshores dhe nuk vlerëson përpjekjet që bëjnë për të mbajtur gjallë lidhjen, nuk heziton aspak t’i përplasë derën në fytyrë.

Bricjapi

Të lindurit në këtë shenjë janë shumë striktë dhe të vendosur në çdo hap që hedhin dhe në dashuri kërkojnë të marrin po të njëjtin mirëbesim, siç edhe japin. Po i humbët, harrojeni të gjeni më vend në jetën e tyre.

(Kosova Sot Online)