Nëse lidhja juaj i ka këto trajta, atëherë jeni të gatshëm të martoheni

  • 14 nëntor 2019 - 08:42
Nëse lidhja juaj i ka këto trajta, atëherë jeni të gatshëm të martoheni

Lidhjet e shëndetshme kërkojnë përkushtim, zemërgjerësi dhe respekt të ndërsjellë.

Por, porsa ta keni shpenzuar së bashkë një kohë të caktuar në lidhje, me siguri se filloni t’ia bëni vetes pyetjen e madhe: a duhet të martohem?

Nuk ka asgjë magjike rreth martesës, ajo vetëm i forcon lidhjet e shëndetshme dhe i shkatërron lidhjet e këqija.

Lidhjet romantike janë komplekse. Pra, nëse dëshironi të keni lidhje të shëndetshme, ju dhe partneri duhet të përkushtoheni që ajo të funksionojë.

Duke i ndjekur këshillat e duhura, ju mund ta bëni të suksesshme lidhjen dhe martesën.

Më poshtë ekspertët i tregojnë disa prej shenjave që i kanë lidhjet e shëndetshme, e të cilat shërbejnë si indikatorë se jeni të gatshëm për martesë.

– E doni dhe e respektoni njëri-tjetrin

– Mund të jeni vetvetja pranë njëri-tjetrit

– E keni gjetur një mënyrë të barabartë për t’i ndarë përgjegjësitë

– Keni miq të përbashkët, por edhe miq ndaras

– Ju pëlqen të rrini me njëri-tjetrin

– Komunikimi mes juve dyve është shumë i mirë

– Që të dy e ndjeni energjinë dhe pasionin mes juve dyve

– Gjeni kohë për t’u argëtuar

– E përkrahni njëri-tjetrin që të avancoheni.

(Kosova Sot Online)