25 shenja të sigurta që ai ka rënë në dashuri me ty

  • 16 November 2019 - 08:46
25 shenja të sigurta që ai ka rënë në dashuri me ty

Disa shenja të dashurisë së vërtetë janë të pakuptueshme. Të tjerat? Epo, ato janë shumë të qarta. Nëse ndihesh e lumtur në këtë raport dhe po përkon shenja nëse dhe djali ka rënë brenda, këto 25 do e bëjnë situatën të qartë.  

Ai e dëgjon me vëmendje atë dramën tënde 20-minutëshe ku ti luan veten dhe kolegen acaruese të zyrës.

Nuk të thotë që duhet të lash dhëmbët para se të japë puthjen e parë të mëngjesit.

Ai nis të përkëdhelë edhe kur nuk ka ndër mend për seks.

Të ka prezantuar me të gjithë miqtë dhe kur i ke takuar për herë të parë, të gjithë e dinin ku punon dhe që të pëlqen sallata me rukola.

Të prezanton me prindërit (ose dëshiron).

Të shkruan mesazh për të thënë “Mirëmëngjes” ose "Po të mendoj".

Ai nuk harron kurrë të të thotë “Natën e mirë” edhe nëse është jashtë me djemtë.

Ai ka këtë prirjen për të thënë ato fjalitë aq joshëse si “ti ke buzëqeshjen më të bukur që kam parë ndonjëherë”.

Ai të vë ty të parën, jo veten. Mendo pak: pranon të vijë në festën e fejesës së shoqes tënde mbrëmjen kur luan skuadra e tij, madje pa u ankuar.

Ai është njëlloj krenar dhe xheloz kur një mashkull tjetër të gjuan.

E nësërmja është shumë afër, ai thotë gjëra të tipit “Verës tjetër, ne duhet…” dhe nuk ngurron të bëjë plane për muajt në vijim.

Ai ta jep telekomandën ty më shpesh sesa ndërron kanalet.

Ruan pjesën e fundit të një pjate shumë të shijshme vetëm për ty.

Të thotë ta përshendesësh dhe nga ana e tij mamin kur i shkruan mesazhe.

Kur je në shtrat me dhembje të frikshme menstruale, ai vrapon në farmaci për tamponë ose qetësues.

E gjitha që i duhet është një buzëqeshje dhe pastaj ky djalë nuk rri dot i mërzitur me ty.

Si kur është duke u përgatitur për një takim të rëndësishëm ashtu edhe kur zgjedh kollaren, ka qejf të të marrë mendim.

Ai interesohet për orgazmat e tua dhe mëson çfarë duhet të bëjë që të ndodhin.

Ajo gjëja që përmende kalimthi që të duhej? Mos e bli, ai ka marrë dy për ty.

Ka regjistruar një site GIF me figura të animuara që të të dërgojë vazhdimisht mesazhe që të bëjnë për të qeshur.

Ai e heq telefonin nga dora e nga sytë kur je me të.

Të ngacmon në mënyra që janë për të qeshur, por jo cinike.

Ka ruajtur çdo pusullë apo shënim që i ke dërguar. Prit, ai ka edhe atë letrën mbështjellëse ngjyrë floriri nga shkëmbimi i parë i dhuratave.

Ai u tregon gjithë njerëzve që njeh për një ngjarje të rëndësishme të çdo lloji që mund të kesh ti në jetë.

Ai të thotë “të dua” çdo ditë dhe ti e beson.

(Kosova Sot Online)