Roman dashurie: Në kohë të duhur (14)

  • 24 nëntor 2019 - 15:08
Roman dashurie: Në kohë të duhur (14)

I tëri i shndritur nga dielli u nis në drejtim të saj. Derisa po i afrohej, e shikonte trupin e tij të zhvilluar, flokët e gështenjta që po lëviznin nga era e lehtë. Po kënaqej me atë që po e shihte. Në dorë po e mbante një paketë. Lena për një moment i mbylli sytë që të vërtetojë se nuk është në ndonjë ëndërr, por kur i hapi, Petriti tashmë ishte pranë saj dhe po ia afronte buzët në faqet e saj. - Dukesh për mrekulli Albulenë. Më herët thashë se ndoshta nuk do të të gjej në shtëpi, pasi që moti është kaq i mirë. E lëndoi pakujdesia e tij. Hyri ashtu rastësisht në jetën e saj dhe mendonte se mund të fliste me të sikur me secilën vajzë tjetër, edhe pse e dinte që ajo kurrë më nuk do të mund të ishte më ajo e vjetra. Megjithatë, gëzimi për faktin që e pa sërish e mundi zemërimin për faktin që nuk e kishte vizituar për një kohë të gjatë, e kështu megjithatë e priti mirë.

-Nuk po dal shumë kohëve të fundit, në shtëpi ndjehem më mirë dhe më sigurt. Prej nga ti? Deshi që të thotë edhe se nuk kishte qenë për një kohë të gjatë dhe t'ia bëjë me dije se si ndihet, por në moment të fundit e ndryshoi mendimin, duke pasur frikë se do t'i zbulonte ndjenjat e saj. -Në rrugën tënde jeton një koleg i imi. Ditëve të fundit është shumë i sëmurë dhe e kam vizituar, e më pas thashë pasi që jam këtu, pse të të mos vizitoj edhe ty. Lenës nuk i pëlqeu fakti që ishte zgjedhje e dytë dhe u mërrol. -Ti je bërë si një ndihmës humanitar, i viziton vetëm të sëmurët dhe të pafatët. Zemërimi në këto fjalë ishte aq i fortë sa që nuk i iku as Petritit. E tërhoqi karrigen me kujdes dhe u ul pranë saj. Lena kishte turp për shkak të rrobave të vjetra. Prej që i kishte ndodhur tentimi i dhunimit nuk i kushtonte më shumë vëmendje gardërobës së saj. Mendonte se ajo nuk ishte më e rëndësishmja, sepse gjërat e bukura dhe veshjet provokuese mund të sjellin shumë probleme. Por tani, kur Petriti ishte aty, dëshironte që në vete të kishte diçka më të bukur, që do t'i ndihmonte që ai ta shikonte si femër, e jo si një ish-viktimë, të cilën e kishte shpëtuar. -?

Nuk zemërohesh që u ula? - Ti gjithmonë ulesh pa pyetur. Nuk zemërohem. Nëse je për ndonjë lëng, do të ta sjell, por mos kërko kafe, nëna ka bërë kaos në kuzhinë, ua ka ndryshuar vendet të gjitha enëve dhe nuk mund ta gjej xhezven. Kur të vijë, do të ta bëjë një kafe. -Nuk është këtu? - Ka shkuar te mjeku. Kur ajo e pa që ai sërish u brengos, ia bëri me dorë. - Mos u brengos, nuk është ndonjë gjë serioze, bëhet fjalë për dhimbje në shpinë, por pasi që nëna ka peshë të tepërt, është normale që ka dhimbje. - Nëse keni nevojë për ndihmë të çfarëdo lloji mund të llogaritni në mua. Babai im është mjek dhe ka shumë miq që janë ekspertë të njohur. -Faleminderit, shpresoj që të mos ketë nevojë. E me çfarë merresh ti? /Vijon/

(Kosova Sot Online)