Roman dashurie: Në kohë të duhur (23)

  • 03 December 2019 - 15:05
Roman dashurie: Në kohë të duhur (23)

Albulena u zbeh. Ishte e sigurt që nëna nuk do ta kuptonte ndonjëherë një gjë të tillë. - Jo, bëhet fjalë për diçka tjetër, nuk kam dëshiruar të të tregoj, sepse do të zemëroheshe. - I di të gjitha! Ke shkuar t'i kërkosh para, turp të kesh. Sikur unë nuk jam e aftë, nuk kemi nevojë për lëmoshën e tij. Kur më telefonoi sonte babai yt më tha gjithçka për edukimin tënd, ndërsa ndjeva një dëshirë që të të rrah. Ai mendon se unë të kam dërguar e unë as që kam ditur që ke shkuar te ai. Petriti të ka dërguar me veturë, apo jo? -Nënë, më lejo që të ta sqaroj... - Nuk ke çfarë të sqarosh! Dhe nuk dëshiroj që të takohesh më me të. shko në dhomë tani. - Nuk mund të ma ndalosh takimin me Petritin - Jo a? -Jo. Jam dashuruar në të dhe jam me të.

Ganimetja e zemëruar hyri në banjë. Albulena shkoi në dhomën e saj, u shtri në shtrat dhe e pyeste veten pse jeta ishte aq shumë e komplikuar. MST/ Kapitulli i njëzetedytë Ajo ende po takohej me Petrititn, por për atë arsye shtëpia e saj ishte shndërruar në një ferr të vogël. Nëna po e injoronte, dilte nga dhoma në të cilën hynte Albulena, madje as që përgatiste drekë më. Albulena ndihej e lënduar, por ishte aq shumë e fiksuar pas Petritit, saqë e duronte sjelljen e nënës së saj. Me Agimen u takua një pasdite në kafene. - Zemër, ti më nuk më telefonon, më ke harruar. Nëna jote i ka thënë nënës sime se je duke u çmendur pas atij që të ka shpëtuar. -Ka të drejtë. Besoj që ka folur keq për të. -Po, por nëse ti je e lumtur, atëherë unë besoj që ai është i mrekullueshëm. -Është i mrekullueshëm, por çfarë ka të re te ti? - Vetëm probleme. Agoni e ka sjellë një budallaqe në shtëpi, nuk na dëgjon, e si duket ka vendosur që të martohet me ne.

Sa më shumë që e do atë, aq më shumë më mundon mua. Më duhet të jem si robëreshë dhe t'i dëgjoj kërkesat e asaj dhie të mallkuar. Lena po e dëgjonte me kujdes Agimen, por mendimet e saj kohë pas kohe shkonin në drejtim të Petritit. Mezi po priste që ai ta përfundonte punën e të takohej me të. I ishte bërë si ajri pa të cilin nuk jetohet. Agimja e dinte për çfarë mendonte shoqja e saj, kështu që shpejt i dha fund bisedës së saj. -Pse po të ankohem unë ty kur po shihet se je e lumtur?! Nuk dua të ta prish disponimin. Por, më thuaj, deri ku keni arritur ju dy? -Si po mendon? - E di ti si po mendoj. Mos u bëj e marrë, a keni bërë seks apo jeni duke e planifikuar një gjë të tillë? Lena u skuq, jo nga turpi, por nga ndjenja e pakëndshme që iu paraqit. Me Petritin po puthej, prekej dhe të dy dëshironin që të shkojnë më larg se aq. Ai kurrë nuk ka provuar që ta tërheqë në shtrat, por dukej se ai moment po afrohej, pasi që të dy po shiheshin vazhdimisht për disa muaj me radhë. /Vijon


(Kosova Sot Online)