Roman dashurie: Vejusha (34)

  • 19 January 2020 - 15:08
Roman dashurie: Vejusha (34)

 Lume, më thuaj se nuk më do më. E hapi gojën, por nuk tha asgjë e më pas filloi që të qajë. Ai përqafoi. Filloi ta puthë. Ajo provoi që të mbrohet, që ta largojë, por nuk mundi, vetëm qante e qante deri në momentin kur nga rraskapitja mendore dhe fizike fjeti në përqafimin e tij.

KAPITULLI I TRIDHJET E GJASHTË

U zgjua. Kishte dhimbje të kokës. Dikush hyri në dhomë dhe ajo u tmerrua për një moment. E më pas ia dëgjoi zërin. - Ta bëra një çaj, mendoj se është më i mirë se kafja. Ta bleva edhe një aspirinë për dhimbje të kokës. E di si është, më ka ndodhur edhe mua të qaj tërë natën. - Kur ka ndodhur kjo? Kur ke qenë fëmijë? Ai e injoroi sarkazmin në zërin e saj. - Ka ndodhur në Cyrih. Kam qenë mashkulli më i dobët në tërë botën. Por, mendoja se do të mund të duroj. Nuk mundi t'i hapë sytë mirë. Ai e vërejti dhe ngadalë ia afroi aspirinën e më pas edhe ujin. - Nuk e di pse je kthyer Vel. Por unë... nuk do të të... - Mjafton që të më thuash se nuk më do dhe unë do të largohem. - Nuk të dua. - Duhet të më shikosh në sy Lume. - I kam të mbyllur kapakët dhe nuk mundem, por nuk të dua. - E pse atëherë ke qarë tërë natën? Ajo heshti. Dëshironte që ai të largohej sepse sërish e ndjeu aromën e zgjimit të përbashkët dhe kishte frikë që një gjë e tillë do ta zgjonte shpresën se një ditë do të kenë diçka të vërtetë. - Lume, më ke munguar. Më është dashur kohë që ta kuptoj se ti je më e rëndësishme se karriera dhe paratë. Këtë e kuptova pas dy muajsh. - Pse nuk u ktheve pra? Do të ta falja më lehtë se tani. - Kisha frikë të kthehem në këtë vend i papunë. Te ti në klinikë nuk do të kisha shans të ri, e për shkak të krenarisë dhe turpit do ta refuzoja punën edhe po të më pranoje. Nuk dëshiroja që të jem dështak, e isha i sigurt se në sytë e tu do të isha i tillë.

- Dhe pate nevojë për dy vite që ta kalosh atë frikë? - Po, gjatë apo jo? - Tepër gjatë. E ndjeu një puthje në buzë. E shtyu, por ai u kthye përsëri. Tani më nuk mund ta kontrollonte veten. E puthi edhe ajo. Ndjeu një ngrohtësi mes këmbëve. Ai po e zhvishte, e ajo vetëm por dridhej si një kafshë e plagosur. Po i dorëzohej, po e prekte, po e puthte dhe por qante, të gjitha në të njëjtën kohë. MST/ Kapitulli i tridhjeteshtatë Pas një kohe Lumja po qëndronte para varrit të bashkëshortit të saj të parë. Kishin kaluar pesë vjet nga data e shtypur në pllakë si data e vdekjes së tij. Jo larg saj po qëndronte një mashkull i gjatë, i cili vetëm po shikonte. Kalimtarët po e shikonin femrën shikimi i së cilës ishte i drejtuar në vetëm një pikë. U kthye ngadalë, iu afrua mashkullit dhe ia kapi dorën. - Shkojmë i dashur. Kur hynë në veturë ai iu drejtua me zë të butë. - Si je? - Mirë. Nuk pata emocione. Vetëm i isha mirënjohëse jo për paratë, por për ty. Më duket se m'i ka lënë paratë që të mund të njoftohem me ty dhe t'i kem të gjitha. E lëmoi barkun paksa të fryrë, i cili dallohej kur ishte e ulur. Ai buzëqeshi. - Edhe unë i jam mirënjohës. - Mendon se shtatzënia ime do të jetë në rregull? - Samiu tha se po, dhe në të nuk mund të dyshojmë. Lumja e vuri dorën në gjurin e tij dhe buzëqeshi. Vetura u nis. E hapi dritaren dhe me duar filloi që ta kapë ajrin, duke e pranuar në atë mënyrë freskinë e ditës pranverore. Ishte e lumtur, e kjo vlente më shumë se gjithçka tjetër në botë. FUND

Nga nesër mund ta lexoni romanin e ri "Punë fati"