Nëse bini në dashuri, jeni më të lumtur, por diçka e çuditshme ju ndodh

  • 29 janar 2020 - 08:36
Nëse bini në dashuri, jeni më të lumtur, por diçka e çuditshme ju ndodh

Burrat bien në dashuri më shpejt sesa gratë dhe ata zakonisht janë të parët që thonë ‘’Unë të dua’’

Epo, kështu fillon zakonisht historia mes dy personave. Në fillimet e lidhjes, dashuria është më emocionuese dhe duket sikur çifti e humbet paska mendjen për një kohë.

Profesorët e Universitetit Leiden treguan se njerëzit që bien në dashuri kanë më pak kontroll për veprimet e tyre dhe kryen disa studime për të zbuluar nëse kjo është e vërtetë.

Të bini në dashuri ju bën të lumtur

Faza e parë e marrëdhënies quhet dashuri-pasion, dhe kjo periudhë është përgjegjëse për tërheqjen mes 2 personave. Shkencëtarët thonë se nëse bini në dashuri, njerëzit pësojnë ndryshime të mëdha në emocionet e tyre. Kjo ju mbush me gëzim dhe eufori tepër të madhe.

Dashuria ndikon në aftësitë tona mendore

Studiuesit thonë se dashuria ndikon edhe në aftësitë tona mendore. Për ta verifikuar këtë gjë, ata kryen një eksperiment me 43 të rinj të dashuruar që kishin nisur një lidhje prej 6 muajsh.

Pjesëmarrësve iu kërkua të bënin disa teste para dhe pasi kanë rënë në dashuri duke dëgjuar muzikë romantike. Nëse ishin në një gjendje romantike, pjesëmarrësit treguan rezultate më të këqija në teste.

Është interesante që efekti është i njëjtë si për meshkujt ashtu edhe për vajzat dhe është gjithashtu i pranishëm për lloje të ndryshme detyrash. Pra, dashuria i prek të gjithë dhe zvogëlon aftësitë tona në mënyra të shumta, jo vetëm me ndonjë lloj detyre specifike.

Studiuesit thonë se ky është një aspekt i rëndësishëm i fazës fillestare të një marrëdhënie romantike – bëheni shumë të vëmendshëm ndaj të dashurit, por përqendrimi në detyra të thjeshta ditore, si në punë ose studime, është zvogëluar. Epo, ky fakt shpjegon pse kur bini në dashuri bëheni disi të çuditshëm në fazat e para.

Lajm i mirë, kjo gjë është e përkohshme

Me kohën, dashuria pasionante zvogëlohet dhe shndërrohet në dashuri shoqëruese, e cila lidhet me përkushtim dhe kontribuon në mirëmbajtjen e marrëdhënieve afatgjata.

Pas kalimit në një marrëdhënie më të qëndrueshme, vetë-kontrolli i njerëzve rritet përsëri dhe ata janë në gjendje të mendojnë qartë dhe me vetëdije kontribuojnë në marrëdhënie. 

(Kosova Sot Online)