Të qenurit “i mërzitshëm” është çelësi i një marrëdhënieje të gjatë dhe të lumtur

  • 07 February 2020 - 08:49
Të qenurit “i mërzitshëm” është çelësi i një marrëdhënieje të gjatë dhe të lumtur

Marrëdhëniet e reja janë mjaft emocionuese, dhe ju jeni më shumë energjikë.

Por, koha kalon dhe partnerët shpesh mendojnë se marrëdhënia e tyre e ka humbur shkëndijën e saj.

Një ekspert thotë se kjo mund të jetë një tregues i një marrëdhënie të lumtur dhe të gjatë.

Mark Mason beson se një nga tiparet më të rëndësishme të një marrëdhënieje të fortë është aftësia e partnerëve për tu mërzitur së bashku.

Ai thotë se çiftet që janë së bashku për 60 vjet ose më shumë ishin në gjendje të shpëtonin lidhjen e tyre, jo për shkak të të gjitha aventurave të çmendura që ata kishin, por sepse ata dinë të bëjnë gjëra të mërzitshme së bashku dhe akoma shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.

Të bësh pazar ushqimesh, të rrini në shtëpi gjatë fundjavave dhe të gatuani duhet të jetë një aktivitet i këndshëm dhe nuk duhet të shkaktojë acarim.

Gjetja e një ekuilibri të shëndetshëm midis teje dhe partnerit tuaj është e domosdoshme.

Mos i bëni shumë presion marrëdhënies suaj, duke u përpjekur ta bëni atë vazhdimisht emocionuese, ndërsa harroni për rehatinë.

(Kosova Sot Online)