Roman dashurie: Punë fati (23)

  • 09 February 2020 - 15:15
Roman dashurie: Punë fati (23)

KAPITULLI: 13

I kishte ardhur në vizitë për çdo ditë. I ishin bërë dy operacione dhe tashmë ishte e sigurt se Çuni më nuk do të mundet të ecë. Mjekët e kanë bindur se me ndihmën protezave disi do ta kthejnë në këmbë, por ai thoshte se ende është herët të mendojë për këtë, dhe se do të mësohet shpejt me gjendjen e re të tij prej një invalidi. Ishte shumë i fortë, ndërsa që Anita ia kishte lakmi. Lidhja e tyre bëhej gjithnjë e më e thellë. Kur ajo ulej pranë tij në spital, Çuni ia kishte hapur zemrën, fliste për veten e tij dhe gjithçka që ai kishte kaluar. E dinte fëmijërinë e tij, ëndrrat e tij, dashuriçkat e tij dhe të dashurat, marrëdhëniet e tij me miqtë dhe me armiqtë, me të cilët kishte luftuar në mënyrë verbale. Sa më shumë që ai ia kishte hapur si një qenie njerëzore, këtë Anita e ndiente si barrë në zemrën e saj, barrë kjo për të cilën vetes nuk dëshironte t'ia pranonte se sa e rëndë ishte.

Ajo nuk e dashuronte atë. Ishte i dashur për të. Dikur fizikisht e kishte tërhequr shumë, por në këtë situatë edhe kjo ishte zhdukur, sepse ishte diçka absurde të mendosh të çosh dashuri me një njeri, i cili ende nuk është ngritur nga shtrati i spitalit. Çuni nganjëherë i përsëriste se si mezi priste të kthehej në shtëpi dhe t'ia vërtetojë se çfarë pasioni ekzistonte midis tyre, por ajo nuk mund t'i thoshte se kjo ndjenjë tek ajo tashmë kishte vdekur, dhe se nuk ka dëshirë të flejë me të. Kishte të drejtë, atë e kishte lidhur vetëm dashuria fizike, por si t'ia pranojë se kjo ndjenjë kishte vdekur, pasi që kishte pësuar fatkeqësi. Me nënën disi ishin në një luftë të ftohtë. Një femër e brengosur dikur i kishte thënë se e di sa shumë kohë kalon me Çunin, shkaku i keqardhjes dhe si kjo do ta pikëllojë, sepse nuk është e sinqertë as ndaj tij as vetes së saj. -Ti je pa shpirt! Si mundesh që tash t'ia kthej shpinën njeriut, i cili kaq fort lufton me atë që i ka ndodhur? -Nuk jam unë e pashpirt, unë vetëm mendoj për ty. Nuk mund të më thuash se e dashuron, sepse nuk do të besoj.

-Kjo nuk është punë për ty! -Mos, bijë, këtë t'ia bësh vetes. E di se je person i mirë, e di se ke zemër të madhe, por mos u lidh për dikë vetëm se të vjen keq për të, dhe se e ndien obligim t'i qëndrosh pranë. Ai do ta kuptojë këtë, nëse është ashtu si thua ti. -Nuk dua të dëgjoj as edhe një fjalë nga ti për Çunin dhe mua! Kjo është punë për mua! Përplasi derën pas vetes. Nga ajo ditë, e ëma dhe bija mezi që flisnin ndonjë fjalë. Kishte male midis tyre, e kjo nuk mund të zhdukej lehtë, sepse Anita kishte filluar të inatosej dhe më shumë kohë po kalonte me Çunin. Mjekët thanë se Çuni edhe për dhjetë ditë do të qëndronte i shtrirë në spital. Erdhi ta vizitonte, ndërsa ai me kënaqësi ia kumtoi lajmin. Edhe Anita iu gëzua lajmit. Filloi ta shikonte sikurse një fëmijë të madh, i cili kishte nevojë për përkrahje. (Vijon)


(Kosova Sot Online)