Roman dashurie: Punë fati (28)

  • 14 February 2020 - 15:32
Roman dashurie: Punë fati (28)

Në një të qindtën e sekondës ai kërceu nga kauçi, e tërhoqi aq fort për dore, saqë u gjend në përqafimin e tij duke u puthur me të. Duart e tij po shëtisnin nëpër trupin e saj, thuajse nuk ka kufij se deri ku mundet të arrijë. Atëherë ajo u kthjell, e kuptoi se çfarë ishte duke bërë, se është duke u puthur me vëllanë e gjakut të njeriut të palëvizshëm, i cili atë e konsideron të dashur. Me atomin e fundit të forcës dhe të vullnetit e ka shtyrë Milotin. Ai vetëm qeshte, kësaj radhe si një burrë i kënaqur dhe u kthye në kauç. Këmbët e saj u drodhën dhe u kthye prapa në kolltuk. Buzët po i digjeshin flakë prej puthjeve. - Ti je i çmendur! E shikonte drejt e në sy, duke e analizuar, seriozisht. -Unë jam i çmendur? Pse? Pasi ta kam vërtetuar se gënjen, edhe Çunin edhe veten. Mendon se ai është budalla, se ai nuk e di se me të je nga keqardhja, e jo pse e dashuron? Mos u bë naive. Besoj se tani të kam bindur se të gjithë i mashtron me tregimin se ke ndjenja ndaj vëllait tim. Anita ndjeu zemërimin.

Ky mashkull ishte aq i vetëbindur se në të kishte zgjuar mllefin dhe nevojën që në secilën mënyrë t'ia vërtetojë se nuk ka të drejtë. U ngrit dhe u nis drejt derës, por para se të largohet nga dhoma e ditës, u kthye dhe i tha: -Nuk më intereson ajo se çfarë mendon ti. Çuni më ka thënë se është çudi si ke ardhur këtu, ngase ka menduar se vetëm varrimi i tij të ka shtyrë sa e fortë dhe e rëndësishme është dashuria e vëllait. Tash e shoh se kishte të drejtë, edhe pse mendoj se ty as varrimi i tij nuk do të mbushte mend. Nëse ti nuk ndien dhe dashuron kjo nuk do të thotë se gjithë të tjerët janë sikurse je ti. Unë mundem të dashuroj. Por, rreth kësaj nuk duhet të flas me ty, kjo nuk është punë për ty. Do t'i kursej këto fjalë për dikë tjetër, për Çunin. Doli nga banesa, kështu që nuk ka mundur ta vërejë efektin tmerrues të fjalëve të saj. Nga banesa e Çunit kishte shkuar drejt e në spital. Por, para derës iu desh të ndalej për ta qetësuar kaosin që ndiente në trup dhe kokë. Gjithçka brenda saj ishte e tensionuar, e zgjuar, e paqetë. Para syve të saj po qëndronte fytyra e Milotit, por edhe trupi tij i fortë, ndërsa në veshë tingëllonte zëri i tij.

Dëshironte ta urrente, ta nënçmonte, t'i vijë mundim kur e mendon atë mashkull, por nuk mundte ashtu ta harronte puthjen që ia mbylli gojën dhe ato prekje, që kanë zgjuar secilin muskul në trupin e saj. Kishte menduar se me Çunin kishte arritur kulmi e pasionit, dhe se nuk mund të ketë diçka më të fortë, por ishte mashtruar. Atë që i kishte bërë Çuni ishte krejt e papërshkrueshme. Kur më në fund i ka rregulluar pakëz gjendjen e saj psikike, hyri në dhomë. Çuni ishte më pak i disponuar, në krahasim me ditët e kaluara, por i ishte gëzuar arritjes së saj. -Engjëll, a ishe te Milaoti? -Po isha pak më parë. -Si të duket vëllai im? /vijon/

(Kosova Sot Online)