Roman dashurie: Punë fati (35)

  • 21 February 2020 - 15:08
Roman dashurie: Punë fati (35)

Nuk kishte përgjigje. Vetëm qetësia po qëndronte midis dy femrave, thuajse po flet në vend të Anitës, duke thënë se përgjigjja nuk është e lehtë dhe nuk mund të gjendet. Më pas cingëroi telefoni dhe Anita i dha shenjë nënës se ajo do të lajmërohej. - Alo! - Mirëmbrëma. A jeni ju Anita? Një zë i panjohur mashkulli nga ana tjetër e telave. Mirëpo m'u duk se e kishte dëgjuar diku. -Po, unë jam. Ju kush jeni? -Këtu një gazetar. Ne dimë për lidhjen tuaj me Çunin, dhe na intereson nëse do të mund ta kemi një rrëfim ekskluziv për mbrëmjen, kur kishte ndodhur atentati, si dhe disa të dhëna rreth lidhjes suaj. -Nuk mund të keni intervistën. -Pse? Aspak nuk i kishte pëlqyer kjo thirrje, kishte një dozë brenge që e nervozonte atë.

Pasi që nuk është punë për ju. -Çuni është një politikan, e kjo është punë publike, kështu që zonjushë gjithsesi se është punë publike. -Por, unë jam një shitëse, e kjo nuk është punë publike, kështu që nuk është diçka që u intereson gazetarëve. Nga ana tjetër e telefonit u dëgjua një e buzëqeshur. -Përgjigje interesante. Por, unë duhet t'ju paralajmëroj se kemi fotografi, në të cilat ju dhe Çuni, para atentatit hyni në makinën e tij, duke dalë nga ndërtesa. Nuk kemi dashur t'i bëjmë publike, derisa të kapen atentatorët dhe derisa ai të dilte nga spitali. Por, tani gjithsesi se është koha. -Ju po më kërcënoni mua? -Jo, kurrsesi, pse do t'ju kërcënoja? Apo edhe me çka? Fotografitë janë të vërteta, nuk gënjejnë. Nuk po e shoh të arsyeshme pse tani do ta fshihnit lidhjen. Pos nëse dëshironi ta braktisni, pasi që tani është invalid. Anita u çmend.

Nga të gjitha anët është e shtypur me të ardhmen e Çunit, e tash edhe ky gazetar bëri diçka që ajo nuk e priste. -Çfarë qenie njerëzore jeni, më lini mua dhe atë rehat, gjeni vetes një lajm tjetër apo një punë tjetër. Unë nuk jua them asnjë fjalë. -Të mos lëndojmë njëri-tjetrin, zonjushë. Porsa po donte ta përplaste dëgjuesen, dëgjoi diç tjetër: -A keni të thoni diçka për lidhjen tuaj të fshehtë me të vëllanë? U dridh. Thuajse e lëshoi toka. -Alo? A jeni aty? -Prej nga... ku doli tash kjo çmenduri? -Çmenduri? Nuk do të thosha. Kam parë fotot nga një kinema apo teatër. Ju putheni, saqë unë do të betohesha se nuk është çmenduri. I kishte rënë ndërmend kur ajo dhe Miloti ishin puthur në teatër. Sytë iu mbushën me lot. -Ju jeni... kafshë! -Përsëri më lëndoni! E nuk keni të drejtë Anita. Unë jam miku juaj, jeni simpatike dhe disi më vjen mirë që po sakrifikoheni për Çunin. Por, pasi që nuk më besoni se jua dua të mirën, si thoni t'ju ofroj një marrëveshje. -Çfarë marrëveshje? -Që ju mua të ma tregoni historinë tuaj me Çunin dhe çfarë kishte ndodhur natën e atentatit, ndërsa unë do ta harroj tregimin se ju jeni në lidhjen me vëllanë e tij. /vijon/

(Kosova Sot Online)