Roman dashurie: Punë fati (38)

  • 24 February 2020 - 15:14
Roman dashurie: Punë fati (38)

KAPITULLI I NJËZET E PESTË

E hapi derën e banesës dhe vërejti një letër mbi komodinën në korridor. Nëna i shkruante se kishte shkuar te motra e saj dhe se do të bunte atje. Mori frymë më lirshëm, e vetëdijshme se, kohëve të fundit, disi nuk mund ta duronte nënën e saj, të qetë dhe të mirë. Sapo vendosi kafen, dëgjoi zilen e derës. Vrapoi që ta hapte. Para saj qëndronte Miloti. Mbante një gazetë në dorë dhe ia tundi atë para hundëve. - Çka është kjo? Për një moment, çdo gjë iu bë e qartë. Gazeta kishte dalë, e artikulli paralajmërohej me germa të mëdha në faqen e parë. Ia hodhi sytë titullit. Aty shkruante: ''Isha dashnorja e tij''. Ishte evidente se Valoni, apo si e kishte emrin e vërtetë, kishte marrë për vete tërë lirinë e shprehjes. - Të pyeta çka d.m.th kjo? - Milot, mund të ta shpjegoj... - Atëherë ngutu, para se të të ngufas me duart e mia. Ajo fliste si e kurdisur, e më pas shkoi me vrap në dhomën e saj dhe u kthye me fotot në dorë. Kur Miloti i pa ato, u ngrys, por nuk pa se iu zbut hidhërimi ndaj saj. - Pse nuk më ke treguar për këtë? Pse nuk më thirre sapo të kërcënoi ai gazetar? - Nuk mundja. Nuk dija çka të bëja. E vetmja gjë që më shkonte ndërmend, ishte sesi do të ndihej Çuni rreth tërë kësaj situate. Ai do të keqkuptonte. Do të zemërohej. Ai do të lëndohej.

- A je vetëm? Ajo pohoi me kokë, e ai hyri në banesë dhe e mbylli derën. - Kjo është marrëzia më e madhe që ke mundur ta bësh. A je e vetëdijshme se ata i kanë negativat e fotove, që vetëm presin të kalojë pak kohë dhe që përsëri ta nxjerrin ndonjë lajm për këtë. A aq naive je, sa të mendosh se të kanë bërë nder, vetëm për sytë e tu të zi? Ata janë gazetarë! Qëllimi i vetëm i tyre është që të shitet gazeta. Për ta më mirë është që t'i keni dy tregime, me të cilat do t'i shesin dy numra të gazetës, sesa një të tillë. Ai kishte të drejtë, por ajo nuk kishte menduar rreth kësaj. Vetëm donte ta parandalonte katastrofën. - O Zot, nuk e di... nuk di çka të them. Ajo filloi të qante. - Më kot qanë tani. Lotët e tu nuk ndryshojnë asgjë. Çuni nuk është i zemëruar me ty. Ai më tha se, me gjasë, ke rënë pre e presionit të gazetarëve, e ai e di shumë mirë si ata i ndryshojnë fjalët e bashkëbiseduesit. Por, unë nuk e kam të qartë pse e bëre tërë këtë vetëm, pa e thirrur askënd. Paj, edhe unë jam i përzier në këtë! - Po, ke të drejtë! Krejt faji yt është! Ishe ti ai që më puthe, ti bëre gjëra të këqija, duke ua dhënë mundësinë që të më fotografojnë.

- Derisa të puthja nuk e dija se dikush mund të na fotografonte. Por, mos më thuaj se ti kundërshtove ashpër ndaj puthjes sime, meqë edhe vet e di se kjo nuk është e vërtetë. Ai u përkul mbi të dhe sërish e la pa frymë. - Milot, dua të më lësh rehat. Nuk mund ta duroj këtë. nuk jam aq e fortë. Thjesht, nuk doja që të vuante Çuni. Nuk doja që t'i shkaktoja dhembje me ato foto, tani kur jam në këtë gjendje. - Dhembje? Miloti qeshi artificialisht. (vijon)

(Kosova Sot Online)