Roman dashurie: Punë fati (39)

  • 25 February 2020 - 15:22
Roman dashurie: Punë fati (39)

 Dhembje thua? Ti me të vërtetë je më naive sesa që dukesh. Ti me të vërtetë mendon se Çuni është aq i "dashurueshëm" dhe se fatkeqësia e ka bërë atë më emocional sesa që ishte më parë. Mos u bëj e marrë. Ai ndaj teje ndjen atë që ka ndier edhe kur ka ecur me këmbë. Tani ndoshta ka filluar të të çmojë më shumë, por kjo nuk dmth se është i dashuruar në ty. Ai nuk ndjen ndaj teje atë që ndjej unë... Ai e përqafoi. U shikuan drejt në sy. - Dhe, jam i sigurt se as ti nuk ndjen ndaj tij atë që ndjen ndaj meje. Ajo donte t'i rezistonte, duke mos e lënë ta puthte, por nuk mundte. - Mos... Milot, më lësho... - Nuk dua të të lëshoj, ndiej sesi dridhesh, e di se më do, më do tmerrësisht... - Jo, nuk të dua... nuk dua...

- Po kundërshton, e kjo nuk ka kuptim. Nuk ke pse të më dëbosh nga vetja. Të thashë se Çuni nuk ndien ndaj teje atë që ti mendon. - Unë kam ndjenja ndaj tij dhe... nuk dua ta mashtroj me vëllain e vet. - Ku e di ti se ai nuk e dëshiron një gjë të tillë? - Më lësho, mos më rrej tani. - Ndoshta ai më mbështet mua, ndoshta më ka thënë që të të largoj nga ai. - Nuk të besoj. - Nuk ka rëndësi a më beson. Me rëndësi është që më dëshiron... Ai e puthi, e më pas çdo gjë u zhvillua shpejt. Nuk mund të kundërshtonte, e më as që donte ta bënte këtë. Bënë një dashuri të zjarrtë, sikur të ishin përmbajtur një kohë të gjatë për këtë. Asaj i dukej sikur të ishte ndalur koha, sikur të ishin jashtë kohës dhe hapësirës. Ndiente se mund të vdiste nga bukuria.

KAPITULLI I NJËZET E GJASHTË

- A më thua, pse e bëre këtë? Qëndronin lakuriqë në shtratin e saj, të lodhur e të sfilitur. Koka e Anitës ishte mbi supin e tij. - Për arsyen e njëjtë që ti më lejove ta bëja këtë. Të dy e bëmë këtë. - A më e fortë është kjo ndjenjë, sesa ndjenja që ke ndaj vëllait, a? - Këto dy gjëra nuk kanë lidhje midis vete. Unë vëllain e dua, e ty... Ti je diçka e re, diçka e ndryshme në jetën time. Nuk e dija se do të më vije. Atë ditë, nuk e kisha idenë se në derë do të hynte një engjëll, sikur ti. - E tani? Si t'i dal Çunit para syve? - Anita, të thashë. Lidhja juaj nuk është ashtu si duket. - Por, ai vazhdimisht më thotë se ka nevojë për mua. - Po, ka nevojë. Por, kjo nuk është dashuri. Më trego, a e do ti atë? Ishte qesharake dhe pikëlluese në të njëjtën kohë, meqë donte t'i thoshte sesi nuk e donte Çunin, por atë. Por, nuk mund ta nxirrte atë fjali nga goja. - Në njëfarë mënyre, po. E dua si njeri. - Kjo nuk është ajo që të pyeta. Të pyeta a e do? - Nuk e di, jo. Por, ndoshta në të ardhmen mund ta dua. (vijon)

(Kosova Sot Online)