Roman dashurie: Punë fati (40)
Nuk po mund ta kuptoj pse je dashuruar në të dhe t'ia vërtetosh gjithë botës se nuk je ndonjë vajzë, e cila mashkullin e lë në humnerë? Nuk dinte çfarë të thoshte. Në vend të kësaj, i kishte shtruar një pyetje: -A të ka thënë Çuni ndonjë gjë ty për mua? A ta ka pranuar se ai nuk më do mua, dhe se te ai nuk ka ndryshuar asgjë që nga fatkeqësia? -Jo, nuk më ka thënë gjë. Por, unë e njoh. Ai do të vazhdojë të jetë i dhënë pas femrave deri atëherë kur e kupton se nuk është i kompletuar për një gjë të tillë. Ai ka pushtet dhe nuk do t'i mungojë gruaja, e cila do të bjerë në shtratin e tij. Anitës atëherë iu kishte kujtuar se Miloti atë natë ishte me shoqen e Çunit. -Ju të dy keni një bisedë të fshehtë, kështu që të gjitha femrat i provoni së bashku. -Për çfarë e ke fjalën? -Për shoqen e Çuni, me të cilën ishe një natë, atëherë kur ai kishte dalë nga spitali. E kishe dërguar në shtëpi. -Nuk isha me të, edhe pse më duhet të them se e kisha të vështirë t'i bëja ballë. -Mos ma thuaj? Unë isha te Çuni, por ti nuk u ktheve derisa unë isha aty. Vetëm nëse e ke vozitur me disa qindra kilometra larg. -Je xheloze si? Kjo më pëlqen. -Nuk jam xheloze! Ai buzëqeshte, ndërsa Anita po turpërohej. -S'ka lidhje, më vjen mirë që nuk dëshiron të më ndash me dikë tjetër. Edhe unë jam xheloz. E në rastin tënd jam xheloz në vëllanë tim të gjakut që ai të kishte para meje.
Por, më beso se ajo shoqja e Çunit nuk e ka të lehtë të më pushtojë. Kemi pirë tek ajo, madje edhe u zhvesh e tëra, por unë mendova për ty. Ndoshta po dukem naiv dhe pa emocione, por kjo është një maskë. Shumë kohë më parë kam qenë i lënduar nga një femër. E dashuroja si askënd tjetër, e ajo nuk dinte t'i ndante ëndrrat me mua. Ajo donte një jetë nate, daljet, argëtimet, gjithçka që mua nuk më pëlqente ta kem përkrah saj. Më braktisi në një mënyrë shumë të hidhur. Më kishte tradhtuar me shokun tim më të mirë. Unë jam zhvendosur nga atje dhe që nga atëherë kam vendosur të jam ky që jam dhe të mos i lejoj asnjë femre të më lëndojë si ajo. Dhe, kështu është puna, derisa nuk të kam takuar ty. -Unë nuk dua të shkaktoj dhimbje. -E di. Por, po më lëndon. -Si? -Pasi që je kaq kokëfortë dhe dëshiron të qëndrosh pranë Çunit, të cilin e dashuron.
Po e mendon se është detyrë humane e jotja, dhe se e ardhmja ta ka caktuar një fetar të tillë. Por, kjo është budallallëk, ky është dështim. -Nuk mund ta braktis. Sikur ai të më braktiste mua... -Çuni nuk do të braktisë kurrë, nuk ka pse ta bëjë një gjë të tillë. Je pranë tij, i jep motiv të besojë se edhe më tutje është burrë. Me ty natyrisht se do të kthehet në formën seksuale. Nuk mund ta mendoj një gjë të tillë... -Jo, nuk është i tillë ai! -Anita, unë nuk mund të flas kundër vëllait tim dhe kjo është e keqja e gjithë kësaj. Shkaku i kësaj edhe do të humbas.U mbështet pranë saj dhe mbylli sytë. Nuk po kuptonte gjë. Vetëm dëshironte që ky moment të zgjaste në përjetësi. /vijon/
(Kosova Sot Online)