Roman dashurie: Punë fati (41)
KAPITULLI I NJËZETESHTATË Miloti shkoi vonë në mbrëmje. Ajo e thirri Çunin, duke i thënë se nuk ndihej mirë dhe se, për këtë shkak, do të qëndronte në shtëpi. Ai i tha se nuk kishte problem. Tërë natën mendonte rreth asaj se çka kishte ndodhur. Pranoi se ishte e dashuruar në Milotin dhe se më nuk mund të bënte dashuri me Çunin. E mundonin pyetjet si ta zgjidhte këtë problem. Nuk mundte vetëm ashtu të largohej nga Çuni, por nuk mundte më as ta rrente veten e saj. Pak para agimit, ajo vendosi ta thoshte të vërtetën, pa marrë parasysh se një gjë e tillë mund ta dëmtonte dikë, apo edhe veten. Kur arriti te Çuni, vërejti se në banesë kishte ndryshuar diçka. Sikur të ishin zhdukur disa gjësende, por nuk mund të kujtohej cilat. Çuni ishte duke shikuar TV-në.
Engjëllushe, a u shërove? - Po, mirë jam. U ul në kolltuk, por Çuni ia bëri me dorë, që të ulej pranë tij, në kauç. Me shumë mund ajo e bëri një gjë të tillë. Ai e shtrëngoi rreth beli e, dora e tij filloi të rrëshqiste më poshtë. Filluan të putheshin, e Çunit filloi t'i përshpejtohej frymëmarrja. Ajo e dinte se ai donte të bënin seks. - Më paska marrë malli për ty. Doktori më vizitoi sot dhe më tha se mund të bëj seks. Nuk e ke idenë sa më gëzoi një gjë e tillë. Ndjeu sesi ia shkopsiste sutjenat. Atëherë u rrëqeth. - Prit! - Çka ke, engjëllushe? - Asgjë, disi nuk... - Vetëm jemi, mos u shqetëso. Miloti dje u kthye në detin e tij të kaltër, në mesin e pikturave të tij. Kjo ishte një shuplakë e nxehtë në fytyrën e Anitës. Nuk mund të besonte që ai paska shkuar pa i treguar. Dora e Çunit sërish filloi ta "hulumtonte" trupin e saj. - Mos, të lutem Çun! Mos! - Çka ke? E di se mund të ndihesh në siklet.
Seksi kësaj here do të jetë pak më ndryshe. Por, që të dy e kemi imagjinatën e zhvilluar dhe nuk kam dyshim se do të kënaqemi. Pasi që ai ia kapi gjinjtë me duar, ajo u zgjua. - Jo! Ti nuk kupton! Nuk mundem. Jam dashuruar në një mashkull tjetër. Çuni u mërrol. - Po, jam dashuruar dhe nuk mundem. Më fal, mendova se... - Të vinte keq për mua? - Jo, nuk është kjo! Me të vërtetë doja të isha me ty. Por, më pas u paraqit ai... Gjithçka ndryshoi. - Kush? Nuk mund ta thoshte emrin e Milotit, jo para vëllait të tij. - Çun, nuk ka rëndësi kush është ai. Më fal... - Je dashuruar në Milotin, apo jo? Kjo me të vërtetë ishte një befasi. - Prej nga... ? - A je dashuruar në Milotin? - Me të vërtetë është e marrë... - Nuk jam unë aq naiv. Nëse kam mbetur pa këmbë, nuk kam mbetur edhe pa sy. Më tregoi se dje ishte te ti. - Të ka treguar? - Po, po. U grindëm pak dhe e nxora nga shtëpia. (vijon)
(Kosova Sot Online)