Ngjarje e vërtetë: M’i mori mendtë mua, por edhe babait (7)

  • 16 March 2020 - 14:55
Ngjarje e vërtetë: M’i mori mendtë mua, por edhe babait (7)

Festat i kaluam në shtëpinë e babait, e më pas, së bashku, u nisëm për në kryeqytet. Nuk u ndamë kurrë më. Kaltrina u zhvendos në banesën time, ndërsa që unë po përjetoja renesancën. Krahas saj edhe unë kam diplomuar. Kjo ishte një befasi e madhe për familjen time, por edhe për mua gjithashtu. Hapi logjik pas diplomimit tim natyrisht se ishte martesa, por vendosëm të mos ketë ndonjë festë të madhe. Kështu kishte dëshiruar Kaltrina, pasi që ende nuk kishte harruar aksidentin e prindërve të saj, të cilët e pësuan në një aksident komunikacioni para dy viteve dhe kishte dëshiruar që gjithçka t kalonte pa bujë të madhe, shumë modeste. Pasoi muaji ku me të vërtetë isha i lumtur. Me plot të drejtë e quaja 'muaji i mjaltit'.

Por, pas kthimit tonë gjërat filluan të ndryshojnë. Babai im gjithnjë e më shumë po i përkushtohej resë së tij të re, duke biseduar me të në zyrën e tij. Sikurse ai ishte shndërruar asaj në babin që e kishte humbur, ndërsa ajo në vajzën që ai e kishte dëshiruar shumë por nuk e kishte pasur kurrë. Natyrisht, në mënyrë figurative kështu thuhet për renë, por kjo me ta kishte kaluar secilin kufi. Kaltrina u tregua të ishte një femër e re mjaft e zonja. Shumë shpejt e gjeti vendin e vet në situatën e dhënë dhe, si anëtare e re e familjes, iu gjet edhe një punë në poliklinikë. Thënë të vërtetën, punoja edhe unë, por qëndroja më pak atje, sepse më priste specializimi, prandaj shpesh udhëtoja për në kryeqytet. Sa herë që shkoja, respektivisht kur kthehesha, afërsia e tyre ishte gjithnjë e më e madhe, thjesht ajo ndihej në ajër. E, unë ndjeja një shqetësim të madh. Nuk ishte ajo afërsi, e cila do të duhej të më shqetësonte mua, si burrë të saj, por afërsia e cila mua, si ekspert të ardhshëm dhe si udhëheqës të mundshëm të poliklinikës, më bënte të isha i kujdesshëm. Tani ishte e qartë se babai im, gjithnjë e më shumë, të gjithë frerët e komandimit ia jepte asaj, meqë ajo i dinte dy gjuhë botërore, kishte aftësi menaxheriale dhe kualitete, dinte të sillej me njerëzit dhe i kishte siguruar për një të tretën më shumë klientë sesa një vit më parë. Më vinte që të hiqja dorë nga gjithçka. E dija se më dridhej toka nën këmbë. Edhe pse ajo ishte gruaja ime, gjë që d.m.th se biznesi do të mbetej në familje, mua më ishin lënduar krenaria dhe egoja.

As kunata, gruaja e vëllait, tani nuk vinte aq shpesh në shtëpinë tonë, se edhe asaj i ishte e qartë se as burri i saj, Llukmani, vëllai im, nuk do të ulej në vendin i cili, si djali i madh që ishte, disi i takonte. Po, ishte e vërtetë se Kaltrina kishte një pakt të veçantë me babanë dhe ishte evidente se ajo e sillte atë rreth gishtit të vogël. Ata dy bënin biznes për mrekulli dhe pajtoheshin shumë mirë, duke mos u mërzitur për raportet e prishura të tij me djemtë e tij. Fillova të dilja. Përsëri. I përtëriva disa njohuri të kaluara. Piva kafe me Leonorën dhe harrova që isha i martuar. Ujku në veten time vetëm kishte dremitur paksa, e tani sërish më duhej në dëshmi se isha dikush dhe diçka. Doja që këtë bindje ta arrija me anë të femrave, me anë të miratimit dhe magjepsjes së tyre. Kaltrina më nuk ma ofronte këtë. Nuk kishte kohë. Ishte tepër e zënë. (vijon)


(Kosova Sot Online)