Ngjarje e vërtetë: Si e lashë gruan për një femër më të re (8)

  • 25 March 2020 - 15:06
Ngjarje e vërtetë: Si e lashë gruan për një femër më të re (8)

- Denis? Të lutem më lejo të futem brenda, nuk mundemi të bisedojmë këtu në korridor - tha ajo përsëri e mbushur me durim. Më lëshoi forca. Hyri në banesë duke u prekur me trupin tim, derisa unë po qëndroja para derës dhe nuk provova që ta ndaloj fare. Tash jam në duart tuaja! - Vallë nuk jeni ju Myrvetja - dëgjova disi zërin e Myrvetes, derisa po i drejtohej Myrvetes, e cila porsa kishte dalë nga dhoma e fjetjes me një këmishë fare të hollë që kishte veshur. - Çfarë bëni ju këtu?! - vazhdonte të pyeste, por kësaj radhe paksa me një zë më të lartë, i cili sa vinte e bëhej më agresiv. Myrvetja po më shikonte mua, derisa unë ashtu i pafuqishëm vetëm ula krahët poshtë. Në atë moment vrapuan fëmijët, të cilët iu ngjitën Myrvetes për këmbë, duke e lutur të mos bëjë zhurmë. - Sa bukur ke vepruar Denis, të lumtë, po e shoh se paske krijuar një familje të re. Këta janë fëmijët tu? - vazhdoi të fliste gruaja ime e nuk ndalej fare.

- Jo, këta nuk janë fëmijët e mi - thashë ashtu me shpejtësi, duke menduar se ashtu, deri diku do ta zbus situatën edhe ashtu të rënduar. - Ndoshta këtë Myrveten e kemi mbesë për të cilën nuk e kemi ditur se nuk ekziston - po vazhdonte tani ajo me një zë paksa më të qetë, por fjali të mbushura me helm. - Myrvetja është gruaja me të cilën jetoj tash e një kohë - e thashë më në fund, pa marrë parasysh se cilat do të ishin pasojat. - U desh që unë të vij vetë dhe të bindem për një gjë të tillë, mor idiot?!?! Kur e kishe në plan të ma thuash një gjë të tillë? Kur? Përsëri e kishte humbur kontrollin dhe po bërtiste. Më pas është përzier edhe Myrvetja, e cila deri atëherë kishte mbetur pa fjalë dhe krejtësisht e zverdhur po qëndronte në këmbë, me fëmijët e saj që i kishte marrë në duar. - Zonja Ema, ajo që unë e di është se ju të dy jeni para shkurorëzimit dhe se pas njëzet ditëve martesa juaj do të përfundojë, e gjithë kjo me iniciativën tuaj, pasi që tash për dy vite jeni në lidhje me Ismetin, shokën e tij të shkollës. Nëse nuk është ashtu atëherë edhe unë jam para një problemi madhor. Shkurorëzimin, të cilin mua ma ka përmendur Denisi, është dëshira juaj. Pasoi një heshtje e thellë. Myrvetja e tha saktësisht atë që unë i kisha thënë asaj. Mu desh t'i them kësi gjërash, sepse ajo nuk ishte një femër e cila me dëshirë thyen apo prish martesat e të tjerëve. Të gjitha këto gjëra po më silleshin nëpër kokë. Nuk guxova ta ngre kokën lart, nuk guxova ta shikoj Emën në sy. - Unë? Unë në lidhje me Ismetin?! Këtë jua ka thënë Denisi, është e vërtetë kjo që Denisi jua ka thënë? - pyeste ashtu e shokuar dhe e tmerruar për atë që kishte dëgjuar tani. - Pyeteni vetë, pasi që jeni këtu, edhe mua po më intereson kjo ta di tani, edhe unë dua ta di të vërtetën - peti ajo, e mbushur me plot mllef. Që të dyja femrat po më shikonin me një shikim aspak të mirë, të dyja i kishin hapur sytë në drejtim timin. Edhe njërës e edhe tjetrës duhej t'ju shpjegoja shumë gjëra. Nuk kisha nga t'ia mbaj. Më në fund mora guximin dhe e thashë të vërtetën. Ema po kërkonte shkurorëzim, ndërsa Myrvetja së bashku me fëmijët e saj u kthye në garsonierë. Ajo kishte dhënë dorëheqje dhe po kërkonte punë tjetër. Unë mbeta në banesën time, e herë pas here po udhëtoj edhe në shtëpinë të cilën e kemi në det, këtu ku ndodhem edhe tani. Kam mbetur krejt i vetëm. Në një gjendje të tillë jam tash e një vit, ndërsa më e keqja është se koha nuk po kalon fare.

Të shkoj tek Ema dhe ta bind të kthehem e kam shumë të vështirë. Thënë të drejtën, Myrvetja nuk më meriton. Ajo është një femër në prag të pjekjes, ndërsa unë tashmë jam në dekadën gjashtë. Kurrsesi se ne të dy mund të jemi një çift i mirë. Për një moment të jetës kam menduar se mund të kthehem përsëri. Myrvetja ma kishte mundësuar këtë dhe për një gjë të tillë i jam shumë mirënjohës. Ajo më ka rinuar, por tani kam nevojë për Emën. Ajo është një grua e cila gjithmonë e di se çfarë duhet e çfarë jo. Dua të besoj se një ditë, atë ditë kur do të më pushojë dhimbja, përsëri ajo do të ma ofrojë dorën dhe do të më ofrojë vend në familjen që e kishim dikur së bashku. Shpresoj se ajo nuk ka hequr dorë nga unë, shpresoj se ajo nuk është pajtuar me fatin se pjesën tjetër të jetës do ta kalojë pa mua. FUND

(Kosova Sot Online)