Ngjarje e vërtetë: Si na e ktheu lumturinë djali i adoptuar (2)

  • 06 April 2020 - 15:18
Ngjarje e vërtetë: Si na e ktheu lumturinë djali i adoptuar (2)

Mjeshtri Shaban me siguri se e kishte lexuar frikën në fytyrën tonë, prandaj kur kishin shkuar të tjerët, ai na tha. - Urdhri është urdhër, ndërsa që puna është punë dhe vjen në rend të parë. Shihemi herët në mëngjes! Shkuma për të fjetur, në mënyrë që të mund të zgjohemi të nesërmen herët në mëngjes. Përsëri asgjë nga shoqërimi im me Invën. Por, së paku për çdo ditë po na e sillte ushqimi. Më në fund edhe unë e bëra timen për ta shtyrë të më vërente edhe ajo mua, pasi që unë kurrsesi të gjeja kohë dhe guxim për të. Këto ishin ditët më të lodhshme në jetën time. M'u desh që të vërtetoja dhe ta tregoja veten time. Petriti po vinte gjithnjë e më rrallë e më pas ai kishte punësuar në një orkestër. Ai më shumë pëlqente që të luante në instrumente sesa t'i riparonte ato. E sa më shumë që punonim, gjithnjë e më pak po arrinim t'i provonim instrumentet tona.

Ai me kalimin e kohës e kishte kuptuar se sa zanat i vështirë ishte. Edhe mua po më mungonte muzika në jetë, e po ashtu edhe Invës, por jeta e kishte kështu. Pandërprerë isha shumë i lodhur, sidomos kur jemi vetëm ne të dy në punëtori. Kjo është një punë e përgjakur, pasi që pandërprerë shpina dhe kurrizi janë të kërrusur. Për Invën vetëm mund të ëndërroja. Me sa duket, mjeshtri ka filluar paksa ta lëshojë, nuk është më i shpejtë si ishte dikur. Një ditë fillova të bisedoj me të, rreth viteve, shpejtësisë me duar, ndërsa që ai m'u përgjigj se si në mua tashmë ka më shumë besim, prandaj edhe e ka lëshuar paksa punën. Nuk e di a e mashtronte veten apo mua. Një natë unë dhe Inva shkuam për ta dëgjuar Petritin dhe djemtë. Kishte shumë instrumente tambura, kitara, violonçel, harmonikë. Isha i pikëlluar pse nuk isha midis tyre. Unë si individ luaj mirë, por të jem i sinqertë ndaj vetes sime më shumë më pëlqen të ngjitem nëpër drunj. Pa këtë nuk do të mund të jetoja. Drunjtë për mua janë qenie e gjallë. Çudi, por Invës më shumë po i pëlqente t'i riparojë instrumentet sesa të luajë në to. Pothuajse kishte frikë nga daljet e natës dhe luajtjet në instrumente. Një natë i thashë se nga unë nuk mund të presë shumë romantikë, e as shumë kohë në shtëpi, kështu që nëse mund të më pranojë kështu, do të ishim një çift i mirë dhe nuk ka pse të presim më. Në fakt, edhe nuk kemi çfarë të presim, vitet po shkojnë. Ajo buzëqeshi dhe nuk tha gjë. Kur më në fund e pyeta: - E përgjigjja? - më tha: - Po, kjo je ti, pa kurrfarë komplikimi, ti në fakt je një tambur! Çfarë tambur, kjo nga goja e saj dukej paksa e vrazhdë. . - Mendoj, tambur thjesht është një instrument, për njerëz të ngrohtë dhe të thjeshtë, e kjo mua më pëlqen. Pra, ti je tambur, që e pëlqej. - E, kjo është përgjigje paksa më e mirë, sepse nëse edhe unë të them se ti je tambur, të cilin e dashuroj, ky është komplimenti më i madh që mund të marrësh prej meje. - E di, ke të drejtë, nuk kemi çfarë të presim. U zhvendosën te Inva, Petriti dhe prindërit e tyre, pasi që tek unë nuk kishte vend. Isha shumë i befasuar që tek ata vetëm gatuhej dhe këndohej. Që të gjithë kishin vesh për muzikë e që besa edhe oreks. U ndjeva si në shtëpinë time dhe u ambientova shumë shpejt. Pas disa muajsh, Inva mbeti shtatzënë, por edhe më tutje po gatuante mirë. Ajo po punonte në spital dhe shpeshherë nuk mund të shiheshim, pos në mbrëmje. Kështu në fakt pak e kisha takuar shtatzëninë e saj. Na lindi një djalë, me emrin Granit.

Vogëlushi po qante pothuajse po këndon. Ja në shtëpi, na erdhi edhe një këngëtar. Ishim të gjithë të lumtur, pos Petritit. Atij po i pengonte shumë vaji i fëmijës. - Krejt është në rregull, por unë nuk po mund të duroj më, nuk po mund as të flejë më. Ka ardhur koha të zhvendosem. Ai po ndihej keq se miku po zhvendosej shkaku im, por Inva e kishte qetësuar. - Lëre, dikush duhet të dalë, tash ne jemi shumë. - Por, më vjen keq, kjo nuk është në rregull. - Jo, ai tash e një kohë po flet fjalë me bisht, se duhet të shkojë, e jo se nuk ka dëshirë të qëndrojë këtu. Unë e kam kuptuar për të dashurën e tij. Si i vetëm e kam shtrenjtë qiranë, por së bashku ia dalin. Një natë ai u kthye në punëtori, por nuk ndenji gjatë. Na kishte premtuar ndihmë nëse ka ndonjë porosi më të madhe. Një natë derisa po vija në shtëpi: - Mendoj se vëllai im kurrë nuk do të ketë fëmijë. Ai nuk mundet dot ta durojë zhurmën e tyre. /vijon/


(Kosova Sot Online)