Ngjarje e vërtetë: Si na e ktheu lumturinë djali i adoptuar (4)

  • 07 April 2020 - 15:20
Ngjarje e vërtetë: Si na e ktheu lumturinë djali i adoptuar (4)

Pas një kohë mjaft të zgjatur, që kishte kaluar aty, doli edhe mjeku dhe porsa ia lëshova sytë e vërejta se kishte një fytyrë të ngrysur dhe ishte i brengosur, por nuk po guxoja ta mendoja më të keqen, por si një profesionist i vërtetë, ai më tha: - Për fat të keq, kemi bërë gjithçka që kemi mundur, por as kjo nuk mjaftoi në fund. Me ditë të tëra nuk ishim vetvetja, po lëviznim pa ndërprerë dhe pothuajse nga pagjumësia jemi shndërruar në zombi. Kurrë nuk e dija se çfarë po bëja në shtëpi e çfarë po bëja në punë. Pothuajse nuk kemi biseduar kurrë. Ekranin televiziv nuk e kishin ndezur kurrë. Si kurrë më parë, gjë që nuk më kishte ndodhur kurrë, isha i lodhur me veten time. Po shkoja në punëtori dhe po luaja në instrumente sikurse të isha një i çmendur.

Luajtja dhe shikimi i instrumenteve më shtyri të buzëqeshja, por kjo buzëqeshje nuk po më ndihmonte aspak. Po provoja që karshi gruas sime të isha i kujdesshëm, madje shumë më tepër sesa që kisha fuqi për ta bërë një gjë të tillë. Por, e dija se një gjë e tillë nuk do t’i ndihmojë aspak Invës. Dhimbja e saj ishte tepër e madhe, e më pas, një natë më tha: - A di çfarë? Ne duhet të kemi fëmijë. Ky fëmijë do të na kthejë edhe Petritin edhe Granitin. Kam dëgjuar se kjo procedurë tashmë është shumë më e lehtë dhe më e shpejtë, pasi që në shtëpitë e ndryshme, ku edhe gjenden fëmijët e braktisur, ka shumë fëmijë të braktisur nga nënat e tyre dhe kjo natyrisht se është në interes të fëmijëve. - Nëse ti mendon ashtu, çfarë të them unë tjetër, pos se pajtohem plotësisht me të. Ti me duket ke menduar më shumë për këtë, sesa që kam menduar unë. Disi u mpiva. - Po e shikoj dukjen dhe disponimin tënd, as ty e as mua muzika nuk mund të na bëjë më të lumtur. Pos kësaj, unë isha nënë dhe dua të jem edhe më tutje. Kishim fat dhe gjithë ndihmën e duhur që sa më parë të bëhemi me fëmijë. Ishte kjo dashuri në shikim të parë, kjo sa i përket gruas sime. Nga të gjithë fëmijët e tjerë që ishin aty, bashkëshortes sime ia tërhoqi vëmendjen një vajzë e vogël, me fustan të bardhë e me sy të mëdhenj, të cilës ia vendosi emrin Afërdita. Më shumë dëshironte që përmes saj ta kujtonte të kaluarën e saj. E dija se të birin që e humbëm nuk mund të na e kompensonte askush në këtë botë, dhe se për këtë temë nuk do të flisnim më. Ndoshta kështu është më e lehtë ta shuajmë dhimbjen. Kjo do të jetë një dashuri krejt e re, me plot të ardhme të ndritur dhe me plot shpresë. Vajza kishte më pak se dy vjet kur ishte bërë e jona. Atë po e priste dhoma e gatshme, të cilën nuk e kishim prekur kurrë që nga momenti kur djali ynë vdiq.

Që të tre ne ia filluam jetës nga fillimi. Fëmija që ishte i pikëlluar, ngadalë po kthente lumturinë e saj. Edhe prindërit e Invës përsëri ishin të mirë, duke na ndihmuar në rritjen e saj, derisa ne të dy po punonim. Kur kishim mbetur pa djalin tonë, pothuajse e kisha mbyllur punëtorinë, e punë kishte gjithnjë e më pak. E më pas, pothuajse isha zgjuar nga gjumi. Vajza jonë më kishte kthyer forcën, të dy së bashku kishim një arsye më të mirë për të jetuar. Inva gjithmonë me vajzën e vogël për dore po vinte në punëtori, që të tre po buzëqeshnin, po këndonim e madje nuk po mund të besonim sa mirë po kalonim. Ajo kishte veshë për muzikë, madje më shumë se djali ynë që vdiq. Menjëherë u angazhova për t’ia ndërtuar kitarën më të vogël të mundshme. Dhe, nuk e kishte shkatërruar kurrë. Ajo kishte fytyrë serioze, kishte provuar të luajë si i ati i saj. Lumturia përsëri ishte futur në shtëpinë tonë. BOX; Nga të gjithë fëmijët e tjerë që ishin aty, bashkëshortes sime ia tërhoqi vëmendjen një vajzë e vogël, me fustan të bardhë e me sy të mëdhenj, së cilës ia vendosi emrin Afërdita FUND

(Kosova Sot Online)