Pyetjet që duhet t’i bëni në takimin e parë

  • 19 May 2020 - 15:21
Pyetjet që duhet t’i bëni në takimin e parë

Studimet kanë treguar se në takimin e parë ju duhet të bëni të paktën këto 6 pyetje për të kuptuar botëkuptimin e personit që keni përballë, se çfarë mendon dhe çfarë synimesh ka.

Ja cilat janë pyetjet që ju duhet t’i bëni në takimin e parë:

Cili ka qenë ndikimi më i madh në jetën tuaj?

Me këtë pyetje ju thjesht do të kuptoni se çfarë pretendon ai të bëhet në të ardhmen dhe çfarë gjërash i pëlqejnë.

Cili/a është shoku/shoqja më i/e ngushtë? Dhe çfarë pëlqen tek ai/ajo?

Por ju a keni atë cilësi që ai/ajo pëlqen tek shoku/qja e ngushtë? Sepse mbani mend, nëse ju nuk bëheni shok/qe me partnerin do të jetë e vështirë që të ndërtoni një lidhje të shëndetshme.

Cili është qëllimi juaj në jetë?

A janë fokusuar në karrierë? A dëshirojnë të jenë të martuar? A dëshirojnë të udhëtojnë? Përgjigja e kësaj pyetje do t’ju bëjë që të kuptoni nëse do të dëshironi të jeni me të në ardhmen.

Si i ke marrëdhëniet me prindërit dhe motrën ose vëllain?

Kjo pyetje është shumë e rëndësishme që të bëhet pasi ju në këtë mënyrë do të arrini të kuptoni natyrën e tij/saj dhe se si sillen ata me njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tyre. Nëse ata nuk sillen mirë me ta, pretendon se do të sillen mirë me ju?

Pse je ndarë nga e dashura e fundit që ke pasur?

Ka qenë faji i tij? Çfarë ka bërë? Përqendrohuni tek përgjigja e tij sepse do të arrini të kuptoni karakterin e tij dhe se si ai sillet në një lidhje dhe sa i respekton femrat.

A ke tradhtuar ndonjëherë?

Ai/ajo mund të përgjigjet me po ose jo, por ju vazhdoni më tej duke pyetur për arsyet se pse e çoi në atë veprim për të kuptuar natyrën e tij dhe nëse është i prirur drejt tradhtisë.

(Kosova Sot Online)