Kjo është mosha kur tradhtojnë më së shumti meshkujt dhe femrat

  • 20 May 2020 - 22:09
 Kjo është mosha kur tradhtojnë më së shumti meshkujt dhe femrat

Tradhti fizike, tradhti mendore, sido që ta emëroni ajo mbetet tradhti! Mund të falet, mund të prishë lidhje, ende mbetet një akt i shëmtuar.

Rreth 60 për qind e meshkujve dhe mbi 45 për qind e grave arrijnë të tradhtojnë në një pikë.

Arsyet pse njerëzit largohen nga partnerët e tyre janë të ndryshme: disa thjesht e gëzojnë aktin e mashtrimit; të tjerë thonë se ndjehen të mërzitur me martesat e tyre, apo bashkëshortët e tyre nuk ofrojnë më kënaqësi seksuale apo emocionale.

Sipas një studimi nga Universiteti i Neë Hampshire në Angli meshkujt priren të tradhtojnë rreth 7% më shumë se sa femrat, përcjell Vizion Plus. Kjo sipas studiuesve se raporti pasojë-përfitim është i ndryshëm për femrat e meshkujt.

Për meshkujt, mosha 55 është moment kur ata priren drejt tradhtisë, ndërsa për femrat është rreth një dekadë më herët, pra 45-vjeç.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Sex and Marital Therapy një në 5 amerikanë tradhtojnë.

Megjithatë nëse një mashkull a femër ndihet i plotësuar nuk keni pse i druheni tradhtisë.

(Kosova Sot Online)