Ngjarje e vërtetë: Gjahu për dashuri (2)

  • 22 maj 2020 - 15:34
Ngjarje e vërtetë: Gjahu për dashuri (2)

Samirit pikërisht tani iu desh të vinte në banesën e tyre! E që nuk ishte aty që sa kohë. Po e shikonte Dritën, thuajse kjo ishte hera e parë që po e shihte. - Ti je ajo, pra, ti je magneti që duhet të më tërheqë për librat e mi? Hmmm, për një gjë të tillë as që kam shpresuar. - Për çfarë e ke fjalën? Çfarë magneti…? - Drita po e ndiente se si flokët po i shkonin tatëpjetë, ndërsa duart po i dridheshin nga nervat. - Kur tezja ishte te ne për darkë, kishin pëshpëritur diçka në vesh se do ta gjejnë një dado për mua, dikë që do të më shtyjë t'i dua mësimet, vetëm se unë nuk kisha ide se për kë po bëhej fjalë. Pa marrë parasysh sesi erdhi puna, jam i mahnitur me rastin se ti do të jesh mësuesja ime. - Më në fund, Drita nuk kishte mundur ta mbante mllefin e saj nën kontroll. Të gjitha tregimet që fliten për ty qenkan të vërteta. - Pra, me sa duket Drita qenka frikësuar se mos po e ha ujku i keq me emrin Samir - tha kështu me një buzëqeshje ironike ai. - Jo, por ky ujku i madh e i tmerrshëm qenka frikësuar prej librit dhe mësimeve. E, mu për këtë arsye edhe do t'i rrekem këtij misioni të pamundur, në mënyrë që ta dëmtoj dhe hidhëroj këtë jetën tënde të ëmbël - tha me një frymë Drita. - Apo ndoshta unë do të jem ai i cili edhe ty do të ta ëmbëltoj jetën, ashtu si timen - vazhdoi Samiri duke provokuar Dritën. - U morëm vesh, fëmijë!

Tash kur jeni marrë vesh që të dy të mësoni së bashku, caktoni kohën dhe orarin dhe mund të filloni me mësimet - tha këto fjalë axha i saj, fytyra e të cilit nga gëzimi po shndriste, për faktin se Drita kishte pranuar t'i ndihmonte Samirit. Gjithë muajin tetor Drita e kishte kaluar në bibliotekën e universitetit, duke përgatitur provimin për temë të diplomës, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Fundjavat Drita po i kalonte duke shëtitur me shoqet e saja dhe me qenin e shoqes së saj, derisa dilnin në Gërmi. Samiri nuk po lajmërohej, përderisa Drita me kënaqësi e kishte pranuar këtë fakt, se ai tashmë është dorëzuar nga provimi dhe se nuk ka nevojë fare të merret me të. Ajo mendonte se kishte hequr dorë nga studimet dhe kishte filluar të kërkojë punë. E më pas, aty nga fillimi i muajit nëntor, derisa një shi i akullt po binte dhe po prekte dritaren e saj, Samiri u shfaq. Flokët e saj të zinj, kaçurrelë, ishin të lagur, e nën xhaketën e saj po provonte t'i fshihte disa libra, të mos lageshin. Drita kishte insistuar që pikërisht atë ditë të mësonin, në ditën me shi, kur ndoshta ishte dita më e mirë për të fjetur. E më pas kishte shikuar në fytyrën e tij, pa fije çehreje, në të cilën fytyrë vëreheshin lodhja dhe brenga. Pa fjalë prej saj kishte marrë librat dhe ia kishte dhënë një peshqir për ta pastruar fytyrën dhe flokët. Axha me gruan e tij gjithë vjeshtën do të ishin jashtë shtetit dhe ajo tashmë ishte zëvendësimi i tyre, për t'u kujdesur, e vetme për Samirin. - Po, po, unë vetëm do ta zëvendësoj gruan e axhës, ajo do ta mbronte Samirin. Nuk ka kjo asnjë lidhje me mua dhe disi po e shikonte dhe ai po i thotë. - Nuk pyet asgjë? Si nga të gjitha ditët unë e zgjodha pikërisht këtë kur po bie shi si konop dhe kur secili njeri normal do të dëshironte të flinte - po pyeste Samiri.

Drita po heshte, sepse e dinte se ai ishte në gjendje t'ia lexonte mendjen. - Ne themi se nuk ka kohë të keqe për të filluar me mësimet - po bënte shaka Drita në llogari të Samirit, duke dëshiruar ta disponojë. Por, Samiri vetëm e shikoi ashtu i pikëlluar dhe buzëqeshi. - Është mirë kur njeriu dëshiron të jetë i mirë në diçka dhe nuk ka asgjë të keqe aty, për mua do të ishte i mirëseardhur përkushtimi yt për punën. - Drita në një situatë tjetër do të habitej me këtë fjalë dhe ndoshta do të buzëqeshte, por ajo tashmë u ndie paksa e turpëruar. - Zot, sa keq e paskam vlerësuar këtë njeri, duke menduar se ai është njeri pa interesim, se dëshiron vetëm atë argëtohet, po mendonte ajo dhe kishte vënë çajin të zihej. /vijon/


(Kosova Sot Online)