Ngjarje e vërtetë: Gjahu për dashuri (3)

  • 23 maj 2020 - 16:39
Ngjarje e vërtetë: Gjahu për dashuri (3)

Dëgjo Drita, ndoshta ti ke pasur ndonjë plan tjetër për sonte, ndërsa që unë erdha ashtu krejt papritur, në fakt sonte kam nevojë për një mik. Pikërisht tani jam duke u kthyer nga spitali, babin tim, Milaimin, e kanë ndaluar për ta shëruar, ka infeksion të thellë në mushkëri, e ai konsumon shumë duhan, është shumë i dobët e në kohën e rinisë kishte vuajtur edhe nga tuberkulozi. - Drita për një moment kujtoi të atin, njeri i urtë, i qetë, me buzëqeshje të këndshme. Ai kishte dëshirë të hante vezë, të cilat ajo ia piqte, e që ai i priste me aq padurim, thuajse ishte gjëja më e madhe dhe më e rëndësishme në botë për të. Ai pëlqente t'i mbushte fjalëkryqet, ndërsa që si zakonisht, Drita i ndihmonte në këtë.

Ai shpeshherë thoshte se nuk pëlqen kuzhinën e gruas së tij, më shumë ai preferonte ushqimet vendore përderisa të tjerët pëlqenin diçka tjetër, si picat për shembull. - A je i uritur, me siguri se nuk ke pasur oreks pas lajmeve si këto, i tha me qetësi Drita. - A dëshiron të pjek vezë në sy, në mënyrën si i hante Milaimi, i tha dhe e goditi lehtas me bërryl? Samiri buzëqeshi ngadalë dhe lehtë dhe e tërhoqi paksa nga bluza. - A dëshiron të luajmë sikurse kur ishim te tezja? - Bën, piqi vezët së pari!- i tha ajo. - Nuk dimë ta vlerësojmë atë që kemi, derisa nuk shfaqet rreziku për ta humbur, tha ajo lehtë, duke marrë pjatat nga enëlarësi. E më pas shpejt i tha se kishte frikë nga ajo që tha pak më parë: - Mund të martohesh, ti gatuan mirë. Si thua ta vërtetojmë se çfarë kafe bën dhe a je e gatshme ta lumturosh një njeri. - Drita po qeshte dhe po vazhdonte t'i pastronte enët. Pas darkës, ajo kishte kyçur televizorin. Ashtu i habitur po e shikonte Samiri dhe i thotë: - Vallë a nuk do të mësojmë sonte? A ti do ta shikosh televizorin? -

Po, dhe rregullisht pastrohem… po e ngucte me fjalë derisa shkoi dhe u ul pranë tij në kauç. - E tani, hesht dhe më lër ta shikoj televizorin. - Po, zotëruese, unë të hesht dhe të dëgjoj, i tha me shkaka. Por, ai kurrsesi të heshte. Më mirë të themi se goja nuk po i mbyllej dot. Drita po e shikonte. Ajo kishte mbetur e habitur me dhuntinë e tij dhe përshpejtimin e mendimit të tij. Shumë përgjigje i thoshin me të njëjtën kohë, pas së cilës rastësi ata qeshnin me të madhe. Kur kuizi kishte përfunduar, Samiri e kishte fikur televizorin dhe po e shikonte Dritën derisa ai po shtrinte duart, thuajse po pret t'i marrë librat në dorë dhe t'i bashkëngjitet në tavolinë. Me qetësi kishte marrë librat, përballë saj, duke ia bërë me shenjë se ku t'i vendosë librat e veta. Dhe, kështu kishte filluar misioni i pamundur. Kjo kishte zgjatur pothuajse një vit, përderisa axha dhe gruaja e axhës së Dritës u ishin bashkuar në tavolinë.

Më pas, ata kishin dalë së bashku për shëtitje. Më pas, herëve të tjera Drita dhe Samiri kishin shkuar në kinema, te miqtë. Jeta e tyre shoqërore po lulëzonte, ai kishte humbur në peshë derisa axha po i falënderohej për linjën e trupit. Gjatë kësaj kohe, Samiri me sukses e kishte përfunduar temën e diplomës dhe kishte vendosur që mësueses së tij, Dritës, t'i dhurojë diçka. I kishte propozuar që të shkojnë së bashku në piknik. Në piknik kishin takuar vëllain e Samirit, Ganiun, i cili ishte me shoqërinë e tij. Ganiu me mjaft interesim po e shikonte Dritën, duke mbajtur shikimin e tij në linjën tij vitale dhe me kujdes po dëgjonte shakatë e saj. Ai u kishte ofruar që të kthehen tek ai në shtëpinë e tyre në mal, por pa asnjë mendim kishte refuzuar ftesën e tij. Kur ata ishin ndarë nga Ganiu dhe shoqëria e tij, ata po ecnin, ishin të qetë dhe nuk po flisnin fare. - Dhe, ai Ganiu, nuk ka ndonjë punë më të mençur se sa të sillet poshtë-lart nëpër male.

Më mirë do ta kishte t'i kapë librat, në vend se si bishë t'i shikojë femrat e të tjerëve. Samirit për në moment iu ndal fryma. - Cilat vajza, vajzën e kujt, kë e shikonte? Aty ishin vetëm dy miqtë tuaj dhe ai çifti vjetër, u çudit Drita. - Në vajzën time ka shikuar, nëse vetëm po dëshiron ta dish - tha me zë të lartë Samiri, duke ia prekur krahët. - Sa mirë që unë jam e fundit që e di këtë lajm - ia ktheu Drita, duke e gudulisur. - Mos, të lutem, ti e di sa shumë unë gudulisem, bërtiste Samiri, duke vrapuar para saj. - Kështu pra, po vrapojmë më mirë! Tash unë po nisem në gjahun tim, gjahun tim të dashurisë dhe do të arrij, me siguri, sepse të dashuroj me gjithë zemër. Kur e arriti, u puthen me pasion. FUND

(Kosova Sot Online)