Ngjarje e vërtetë: Skena e përsosur (2)

  • 26 May 2020 - 15:30
Ngjarje e vërtetë: Skena e përsosur (2)

Dona kishte qenë përkthyese në një organizatë të huaj në Prishtinë, dhe me gjithë ngarkesat e saj në punë, ia kishte dalë që të mos jetë më shumë e ngarkuar me probleme personale, ashtu si isha unë. Nuk e kishte po ashtu të vështirë të më pyeste, pasi që nuk e kishte idenë pse isha kthyer ashtu krejt papritur. Ajo priste që ndoshta menjëherë të marr aeroplanin dhe të kthehem për në Londër, por aspak nuk e fshehte gëzimin që më në fund isha kthyer. Ditën e shtunë ne të dyja, me insistimin tim, dolëm për drekë në restorantin tim të preferuar, një vend i cili ishte në qendër të kryeqytetit, i fshehur disi nga shikimi i njerëzve, por fshehtësia ishte se ai restorant gjithmonë ishte i mbushur plot me klientë, ishte restorant plot jetë. E kam vërejtur se gjatë këtyre tri viteve sa nuk isha këtu, ky restorant edhe më tutje po mbante një aromë të veçantë, por se ndoshta ajo elita Prishtinase nuk ishte më e pranishme aty. I rregulluar me shumë stil me pak shpenzime, plot tavolina dhe karrige prej metali në të cilin po pushonin dhe bënin shaka prishtinasit, nuk ishte as për së afërmi ai restoranti në të cilin dikur u ndihesha sikur në shtëpinë time. Po qëndroja aty në një kënd dhe po vështroja mysafirët, të cilët po grimconin ushqimet e tyre. Dona më bindi që të hyjmë brenda dhe të hamë drekë, duke u ankuar në mua se po humbja kohë nëpër Prishtinë duke kërkuar diçka që nuk ekziston. Derisa ne ishim aty dhe po prisnim kamerierin që të na shërbente, Dona ndoshta nuk mundi të duronte dhe ma shtroi një pyetje:

- A je thyer shkaku i Metit apo shkaku i ndonjë pune? Thënë të drejtën, po më shikonte ashtu sikurse i shikonte kolegët e saj, duke ua bërë me dije se e kishte me gjithë mend dhe me plot seriozitet. Në njëfarë mënyre mezi po prisja të bisedoja me të për gjithçka që më kishte munduar deri në ato momente. - Ta them të vërtetën? Jam kthyer që atë tregim ta përfundoj njëherë e përgjithmonë. Që të mund të vazhdoj më tej. Edhe tregimin për Metin e edhe për Prishtinën. - E Iliri? - nuk e kishte komentuar fare përgjigjen veçse po vazhdonte me pyetjet. Iliri ishte i dashuri im, edhe pse unë nuk e konsideroja si të tillë. Mirëpo, nuk e kisha pritur se do të ma shtronte këtë pyetje. Ai ishte një kitarist i një bendi lokal dhe për momentin kishte shkuar në Londër për ta incizuar një këngë. Ne takoheshim shumë rrallë, ndoshta një apo dy herë në muaj, ndoshta edhe më rrallë nganjëherë. Kështu kemi funksionuar për më shumë se gjysmë viti por lidhja jonë ishte e mërzitshme, së paku nga ana ime e më duket se as ai nuk e kishte marrë aq seriozisht. Nganjëherë e kisha një përshtypje se në Kosovë kisha lënë diçka, ose dikë. - Iliri vjen javën e ardhshme. Nuk është asgjë serioze kjo punë Dona. Nuk mundet të jetë. Do të doja të mundej. Që unë të mundem. Për një moment po mendoja, Dona, çfarë mendon ti, se jam budallaqe se jam larguar, Se jam vetjake? Se kam menduar vetëm për karrierën time? Se e kam dashur vetëm veten time? - Hej, qetësohu Era, kështu ti ke vendosur. Unë personalisht mendoj se nuk ke gabuar. Për hir të Zotit, çfarë ke mundur të bëje, ta lëshosh shansin e jetës dhe në moshën 23 vjeçe të thuash "ky është fundi i karrierës sime". Ne kemi biseduar për këtë, dhe e di ti fare mirë se jam pajtuar me ty, ngadalë po më qetësonte Dona përderisa me majën e pirunit po e ngacmonte pjatën dhe drekën e saj. Jetmiri ishte një fabrikë e vërtetë e buzëqeshjes, njeri të cilin ishte e pamundur të mos e duash.

Gjithmonë bënte shaka, më së shumti në llogari të tij, e Donën, të cilën e kishte njohur përmes meje, e kishte shpallur si gruan e tij të ardhshme edhe pse ndoshta me të e mbante një lloj distance. Nuk ishim në kontakt që nga momenti që isha larguar, më dukej se në botën e ti fëmijërore, plot me mahi e shkak, nuk kishte vend për biseda serioze. Ne kujtonim shakatë e Jetmirit dhe deri ne po prisnim llogarinë, buzëqeshja e Donës shpërtheu, duke shikuar prapa shpinës sime. /vijon

(Kosova Sot Online)