Ngjarje e vërtetë: Fati e bëri të vetën (2)

  • 03 June 2020 - 15:30
Ngjarje e vërtetë: Fati e bëri të vetën (2)

Tha me një zë tepër të çuditshëm: ,,Mendoj se ne të dy duhet të shihemi, të takohemi dhe të bisedojmë”. Atë ditë ashtu edhe ndodhi, jemi takuar, e as që kam menduar se gjithçka do të ndryshojë. Fjalët e tija kanë tingëlluar në kokën time: ”Ai fëmijë nuk është i imi, kush e di se me kënd ishe, si ke mundur të mbetesh shtatzënë, unë atë fëmijë nuk e dëshiroj”! Po heshtja dhe po shikoja diku në largësi, por prapëseprapë lotët u nisën, nuk po mundja kurrsesi t’i ndaloja. Por, ai edhe më tutje po shtronte pyetje dhe po merrte përfundime. Mblodha guximin dhe gjithë atomin e forcës që e kisha dhe thashë se më duhet të shkoj në shtëpi.

Dhe, u nis për në shtëpi me hapa të shpejtë, e ai vetëm po e shikonte me një shikim të çuditshëm, pa asnjë fjalë të vetme, më lëshoi të shkoja. Të nesërmen pasdite më thirri, pothuajse nga dje nuk kishte ndodhur asgjë dhe më pyeti: ”Çfarë do të bëjmë për pritjen e Vitit të Ri”? Unë mbeta e çuditur, kisha shumë pyetje për t’i parashtruar, por vetëm se përgjigjet nuk i dija, çfarë ti të duash dhe ku ti të duash. Simptomat e shtatzënisë kishin filluar të dalin në sipërfaqe. Por, unë po heshtja, askujt nuk i kisha treguar se si po ndihesha dhe çfarë po ndodh me mua brenda meje. Ishin marrë vesh me të tijtë që të shkojmë tek ata. Dhe, shkuam, por unë nuk po gjeja qetësinë. Para se të mbërrinim tek ta, kishte filluar të fliste me mua me cinizëm dhe gjithçka nisi me grindje, por unë vetëm po heshtja. Pasi kemi ngrënë drekë, më pas filluan disa dhimbje të çuditshme në stomak, dhe me kalimin e kohës këto dhimbje sa bëheshin më të forta. Por, përsëri mendoja se do të kalonin, por po ndodhte krejt e kundërta, dhimbjet vetëm sa shtoheshin. Ai, me shaka, po fliste budallallëqe dhe me këtë fakt mua po më shkonte në nerva. Shkuam te familja e tij dhe gjithçka i shpjegova nënës së tij. Më tha se jam zverdhur dhe më pyeti nëse kam gjakderdhje, dhe porsa iu përgjigja jo, atëherë filloi të derdhej gjaku. Ajo me një zë të frikësuar bërtiti, ejani të shkojmë në spital, sepse kjo gjendje mund të përkeqësohet, më lute, por unë nuk dëshiroja. I thashë se dua të shkoj dhe ta bëj një dush dhe do të rri shtrirë për një kohë. Ashtu edhe bëra, por, për asnjë sekondë të vetme ajo nuk u largua prej meje. Më pas filloi të më shtronte pyetje, që sa kohë jam shtatzëne, a isha te mjeku, po ose jo, dhe po fillonte përsëri të më bindte që të shkojmë te mjeku, por unë edhe më tej po e refuzoja. Atë natë mezi e mbijetova përderisa dhimbjet sa vinin e shtoheshin, dhe situata ishte çdo moment më e përkeqësuar se momenti paraprak. Po mendja, apo doja të mendoja se e gjithë kjo ishte një ëndërr e keqe, doja të mendoja se do të kalojë, por jo, nuk kalonte dhe nuk ishte ëndërr. Për dy ditë i kam duruar dhimbjet e më pas kam shkuar te mjeku.

Mjekja natyrisht se filloi me pyetjet se kur kishte filluar cikli, kur e kam bërë testin. E më pas filloi me kontrollin, kishte vërtetuar se ksha hyrë në javën e pestë të shtatzënisë, por se foshnja duhet të abortohet pasi që kisha humbur shumë gjak. Shkova në shtëpi, u mbylla në dhomë dhe pas një kohe e kam thirrur dhe i thashë të mos brengoset, se jam në javën e pestë të shtatzënisë, se fryti nuk mund të rezistojë dhe t’i uroj, sepse po dëgjonte atë që kishte dëshirë ta dëgjonte. Në zërin e tij u dëgjua faji, e në njëfarë mënyre edhe pikëllimi. Më tha: “Ne ende jemi të rinj, do të ketë raste të tjera, do të ndodhë. Më së miri ishte kështu dhe pasi që më nuk e kemi këtë problem, ne edhe do të mund të vazhdonim aty ku e lamë”. E ndala lidhjen dhe më pas i kam shkruar porosi se e kishim përfunduar në momentin kur më kishte thënë se fëmija nuk ishte i tij, dhe se e kam tradhtuar. M’u përgjigj: ”OK, nëse kështu dëshiron”! - Koha po kalonte, ne as nuk jemi parë e as që jemi dëgjuar. Kaluan plot një javë, edhe tjetra, ndërsa që unë po e ndieja dhimbjen për humbjen, por edhe mllefin, pikëllimin. Për çdo ditë, dhimbja ishte më e madhe. Po kalonin ditët e edhe muajt, saktësisht katër muaj e gjysmë nga ndarja jonë. Nuk po mundja më, i shkrova porosinë, ku je, çfarë po bën, çfarë ka të re? Nuk kaloi shumë kohë dhe m’u përgjigj: ”A mund të dalësh e të shihemi”? I thashë se po, mundem, më lajmëro kur të jesh te ndërtesa. Erdhi dhe më thirri të dal, por gjithçka ishte ndryshe, nuk dija si të sillem, a ta përqafoj, a ta puth, apo t’i them gjithçka dhe ta godas. Vetëm po qëndroja ulur dhe ia filluam bisedës, atë që e kemi bërë gjithnjë kur ishim së bashku. Më fliste për gjithçka, më thoshte se kështu kishte qenë e shkruar. Ishim takuar edhe njëherë dhe me siguri kurrë më. Nuk ishte si përpara. Fati e kishte bërë të veten

(Kosova Sot Online)