Bashkëjetesa në çift

  • E.K /
  • 20 qershor 2020 - 09:37
 Bashkëjetesa në çift

Njerëzit të cilët bashkëjetojnë pa bërë kurorë, sipas një hulumtimi të kryer nga ekspertët e universitetit të Ohajos, në të cilin kishin marrë pjesë më shumë se 22.000 njerëz, kanë gjasa të barabarta ta përjetojnë 15 vjetorin e martesës së tyre njëjtë sikurse edhe ata që më parë nuk kishin bashkëjetuar bashkë.

Kjo shkatërron mitin rreth asaj se njerëzit të cilët bashkëjetojnë pa bërë kurorë kanë më shumë gjasa që të shkurorëzohen pas martesës, apo, sipas disave, madje nuk janë në gjendje as të presin martesën. Ekspertët mendojnë se sot jeta e përbashkët është aq e rëndësishme sa që ndikon edhe në stabilitetin e martesës.

Jeta e përbashkët për këto çifte është një test, sepse në atë mënyrë ata mësojnë se duhet zgjedhur së bashku problemet dhe obligimet si dhe të kalojnë kohë sa më cilësore me partnerin. Ajo që tërheq më shumë në bashkëjetesë është fakti se, poqe se nuk funksionon, ata mund të tërhiqen kur të duan.

(Kosova Sot Online)