Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (1)

  • 22 June 2020 - 15:30
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (1)

...Ma lër mua, Pleurat... - Redon Mehmeti po e këshillonte bashkëfolësin e tij, me të cilin po fliste me telefon. -Aha... E kam të qartë thelbin e problemit... Si? Paj, rastësisht në këtë vend të punës jam tash e dhjetë vite. Mundem ta ndiej aromën e një kurthi kolektiv. Jo, nuk do të ha këtë. Gjithmonë ekziston një zgjedhje e dytë. Prej nga e gjithë kjo nervozë? Tashmë ta kam thënë që punën të ma lësh mua. Dyert e zyrës së tij u hapën shpejt, përderisa paraprakisht askush nuk kishte trokitur në to. Ishte vetëm një person që ia kishte dhënë vetes këtë liri, vetëm një personit ia toleronte një sjellje si kjo. Laura... Ia behu në zyrë, si të ishte një stuhi.

E përplasi derën pas vetes, pa pasur fare problem se po bënte zhurmë të hatashme dhe pa marrë parasysh se në çfarë pozite e kishte vendosur zonjën Besa, sekretaren, e cila kurrë nuk ia kishte dalë që ta mësojë si të sillet. Ishte shumë e zemëruar, tepër. Edhe më e pakënaqur ishte kur e pa se Roberti ishte i zënë duke biseduar në telefon. Me nxitim çantën e saj e kishte vendosur në tavolinën e tij dhe ashtu e nervozuar kishte filluar të ecte, nga njëri skaj në skajin tjetër të zyrës. -...Aha... Rri i qetë, Pleurat... Zëre se kjo punë është e kryer... -Redoni po belbëzonte ashtu pa lidhje, gjithnjë e më shumë duke humbur përqendrimin dhe interesimin për bisedën që ishte duke e bërë. E gjithë vëmendja e tij ishte përqendruar te Laura. Po e vështronte me shikime të gjata e të nxehta, duke mos lejuar që asnjë detaj të mos i shmangej nga sytë. Si edhe zakonisht, ajo dukej e bukur, deri në çmendinë. Ishte një bukuroshe, e bukur deri në maksimum. Kishte të veshur një këmishë të zezë dhe një fustan të shkurtër, të cilin e kishte kombinuar me një mantel të gjatë nga lëkura e bardhë. Në mënyrë të përsosur e kishte ekuilibruar me këpucët e saj dhe taka të larta. Prerja e thellë në fustanin e saj me hapin e saj të gjatë po ekspozonte këmbët e saj të bukura, të gjata dhe shumë vitale. Trupi i saj provokues thuajse po pëlciste nga mllefi.

Ashtu me nervozë, me duart e saj po i prekte flokët e saj të gjatë, me ngjyrë të verdhë përderisa sytë e saj ishin si dy liqene malore, të kaltra. Dukej qartë se dikush e kishte zemëruar. - Këtu jam, ende... Po të dëgjoj, qartë... -po belbëzonte Redoni, e së shpejti ai do ta ndalonte bisedën. Ai gjithmonë me nguti po reagonte ndaj Laurës, e ajo e kishte fuqinë e hatashme ta zgjojë ndjenjën e një mashkulli për një femër. Ai nga trupi dhe bukuria e saj kishte krijuar varësi, nga kënaqësia që e kalonin së bashku. /vijon/

(Kosova Sot Online)