Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (2)

  • A.P /
  • 23 qershor 2020 - 15:31
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (2)

Në të shumtën e rasteve, rreth Laurës nuk mund të mendonte ndryshe, pos sikur për femrën me të cilën kishte përjetuar kënaqësinë maksimale seksuale. Mundohej t’i fshihte këto mendime nga sytë e tij, kur Laura e shikoi papritmas. U ndie fajtor, për shkak të faktit se zemërimi i saj nuk i interesonte aspak, për shkak se, sikur zakonisht, ishte i përqendruar vetëm te trupi i saj. Për fatin e mirë të tij, Laura nuk bënte me dije se ishte e vetëdijshme për situatën në të cilën gjendej ai. E shikonte vetëm për t’u siguruar a ishin cigaret e tij në një vend të dukshëm. E ndez një dhe menjëherë e rroku kolli. Por, megjithatë vazhdoi të pinte duhan. Dhe, të kollitej.

Redoni kënaqej duke e shikuar. Qejfi i tij ishte kur ishte i pranishëm në momentet e shpërthimit të zemërimit të saj, të cilët shpërthime përfundonin me ndezjen e cigares dhe me kollitjen e obligueshme. Thjesht, në ato momente i dukej e pashoqe. I pëlqente ta shikonte sesi ajo me ngulm e thithte nikotinën brenda edhe pse ai i pengonte asaj tmerrësisht shumë. Dinte të ishte tepër i gëzuar derisa e dëgjonte se si, pas bërjes së shkeljes së trafikut, grindej me shoferët. Sikur edhe në shumëçka tjetër, ajo ishte tepër e dobët edhe në vozitje. I dukej tepër simpatike edhe kur ajo, pasi që kishte ngrënë ëmbëlsirën, fillonte të kukaste për atë që kishte bërë. Ishin të shumta situatat në të cilat Redon Muharremi kënaqej në shoqëri të së dashurës së tij, top-modeles Laura. Por, mbi të gjitha, atij i pëlqente kur e shihte në jastëkun e vet, kur ajo gërhiste si mace e kënaqur derisa ai e ledhatonte në mënyrën e cila i kënaqte që të dy ata. “Më duhet ta blej një kauç për zyrë”, mendonte ai, tanimë i bindur që t’ia “ngjiste” Laurës qoftë edhe në dysheme.

Fundja, kjo nuk do të ishte hera e parë që do të improvizonin. Në djall edhe me këtë farë Pleuratin... Ky djalë disi gjithmonë paraqitej në momente të gabueshme... - Propozoj ta ndërpresim bisedën, Pleurat, Paolo... – i tha Redoni me padurim, meqë tendosja në trupin e tij kishte arritur vlerat maksimale. - Konsidero se më ke njoftuar maksimalisht rreth rastit dhe ma ke lënë mua zgjidhjen e këtij problemi. Laura rrinte afër tavolinës, me duart në bel, duke kërkuar nga Redoni që, përfundimisht, t’ia kushtonte vëmendjen. (vijon)

(Kosova Sot Online)