Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (3)

  • A.P /
  • 24 qershor 2020 - 15:28
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (3)

E kishte pushtuar parfumi, për të cilin ishte çmendur, e më pas dëshironte t'ia digjte mendjen dhe trupin. E kishte imagjinuar lëkurën e saj të butë, lëkurën me aromë të këndshme, nëpër të cilën po rrëshqiste me gishtërinj, sikurse në një mëndafsh. Eksitimi i tij seksual ishte i padurueshëm, e kishte bërë edhe të verbër dhe memec për gjithë të tjerët, vetëm për Laurën, trupin e saj të fortë, vital dhe të bukur. -Nuk është e nevojshme ta përsëritësh, Pleurat, e kam vërejtur se ku fshihet problemi, bërtiti ashtu, duke u përgatitur që shumë shpejt ta përfundojë bisedën. -Po, e kuptoj se je i brengosur. Shumë rrëmbyeshëm, si një rrufe dhe pa paralajmërim, Laura ia kishte marrë dëgjuesen e telefonit nga dora. -Redoni do t'ju lajmërohet më vonë, tash i duhet ta ndërpresë bisedën - deklaroi gjakftohtë, duke mos i menduar fare pasojat e gjestit që e kishte bërë.

Bukuri kishte me bollëk, por dukej se u mungonin disa gjëra. Në lidhjen telefonike, në vend të Pleuratit të ri, kishte mundur të qëllonte dikush tjetër, ndoshta edhe kryeministri i vendit, dhe ajo ashtu do të sillej në të njëjtën mënyrë. Mirëpo, Redoni ia toleronte të gjitha, sepse nuk mundte ta hiqte qafe, pa marrë parasysh se sa dëshironte ta bënte këtë. -Je shumë tolerues karshi punëtorëve tuaj Redon, ia hodhi këtë fjalë, duke aluduar në tolerancën që kishte treguar ndaj Pleuratit. -Të qenët të mirë ndaj të tjerëve, në pozitën tënde zakonisht të kushton me kokë. Laurës i shkonte për shtati të fliste për gjithçka, përderisa në masë të madhe ajo po i mungonte atij kur ajo nuk ishte aty. Redonin po e përqeshnin komentet e saja, aspak objektive. Vetëm ishte shtirur se po e dëgjonte, derisa ai po mendonte vetëm mënyrën, vendin, ku dhe si do të bënin dashuri.

Ai pak po tregonte dëshirë për ta dëgjuar atë dhe komentet e saj. Por, ajo kësaj radhe disi u duk më e tensionuar dhe më e nervozuar. -Çfarë ka ndodhur Laura - e pyeti pasi që ajo ishte ulur në kolltuk. Ajo kishte nxjerrë nga çanta librin me kopertina luksoze dhe ishte hedhur në tavolinë. -Ja! Kjo ka ndodhur. Ishte aq e zemëruar dhe e mllefosur, saqë Redoni shumë seriozisht po e pyeste veten e tij se si, në atë gjendje, do të bënte seks me të. Arsyeja pse ajo ishte kaq e mllefosur dhe aq e nervozuar, nuk po i interesonte aspak atij. Duke u shtirur se po ballafaqohet me mllefin e saj, ai kishte marrë librin në duar. Menjëherë e kishte vërejtur femrën në koperinë, e cila ishte një manekine e njohur dhe shumë seksi, që vinte nga pistat më të njohura të modës në botë. (VIJON)

(Kosova Sot Online)