Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (5)

  • A.P /
  • 26 June 2020 - 15:25
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (5)

Pa marrë parasysh se sa herë që e shtinte në dorë, assesi nuk mund të ngopej. Etja e tij në atë aspekt ishte e pashuar. - Me të vërtetë nuk u tregua aspak korrekt, ajo Doruntina... - edhe pse gjendej në mes të kaosit të epshit, Redoni megjithatë ia doli që të fliste me zë goxha të qetë, duke thënë diçka që do të mund të konsiderohej si një koment adekuat. - Kjo është pak që të thuhet! Ajo u tregua shpirtkeqe, helmuese dhe brutale. Oh... sa e urrej atë! - tha ajo duke u dridhur nga emocionet aq shumë, saqë iu drodhën edhe gjinjtë.

E, gjinjtë e saj ishin të ngritur, të formësuar, me formë të theksuar dhe me një plotësi dehëse... Redoni i paramendonte ata në duart e veta, ku rrinin për mrekulli. Epshi në të filloi të vlonte dhe ai e dinte se më nuk ishte i zoti që ta përmbante. E preku një pullë në telefonin fiks, me të cilën e thërriste sekretaren. - Po? - u paraqit zonja Besa. - Të lutem që të mos m'i transferoni thirrjet deri në një njoftim tjetër - i tha shkurt dhe e ndërpreu lidhjen. Zëri i tij ishte tepër i trashë dhe i vrazhdë, gjë që e bëri Laurën ta shikonte më me vëmendje. Sapo e pa, menjëherë kuptoi se ku qëndronte puna. Ai nuk i dha kohë që të habitej me vrullin e dëshirës së tij seksuale, derisa ajo ishte duke mbajtur një fjalim stresues. Iu afrua, ia lidhi duart rreth belit dhe e tërhoqi kah vetja. - Shkrepësja ime... - i tha me butësi, duke ia hequr mantelin nga supet. - Kush ka marrë guximin që të të shqetësonte ty, a? - ai tanimë filloi t'ia hapte pullat e këmishës. - Unë do të ta kthej disponimin, zemër... - Por, Redon...! - Laura ia nisi që të kundërshtonte, por Redoni ia mbylli gojën me një puthje të madhe, të nxehtë, që kërkonte një përgjigje. Ajo e ndjeu fuqinë e tij epshore, prandaj nuk kundërshtoi kur ai thjesht e shtyri kah banja, ku e mbështeti për pllakat e ftohta të qeramikës. - Hiqma pallton... - i tha ai, duke vazhduar me hapjen e sutjenëve të saj.

- Ndoshta nuk më kuptove... - ajo u mundua edhe një herë që të kundërshtonte, por megjithatë bëri atë që ai ia kërkoi. Meqë edhe vetë, thellë në brendësi, filloi të ndihej mirë, eksituese. - Sapo t'u ankova se më kanë poshtëruar publikisht... - Doruntina mund të shkruajë çka të dojë, ajo nuk është në gjendje që të ta prishë reputacionin tënd... - Redoni tanimë e kishte ngulur shikimin e zjarrtë në gjinjtë e lakuriqësuar të Laurës. - Fundja, unë për ty mendoj si më së miri, e kjo duhet të ketë për ty më shumë rëndësi sesa dërdëllitjet e një manekineje të dështuar... - murmuriste ai i mbushur frymë, derisa i hiqte pantallonat... (vijon) 

(Kosova Sot Online)