Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (6)

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 13:30
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (6)

-Doruntina edhe ty të ka përmendur në librin e saj! Ka thënë se je në lidhje me mua, vetëm për seks! -Ashtu? -Redoni me dhëmbë të shtrënguar kishte larguar të brendshmet e Laurës. Ajo u shtang, kur ashtu në mënyrë intime po e ledhatonte, por në mënyrën, me të cilën paralajmëronte dominimin e tij. -Po! Më ka thënë se ti mua nuk më respekton dhe se do të largohesh prej meje kur të ngopesh me mua. Ia kishte ngritur fustanin dhe me duar kishte kapur të pasmet e saj. -Me të vërtetë? I tha duke ia ngritur lart fustanin. -Ma thuaj Redon se kjo nuk është e saktë -po insistonte Laura, duke ia larguar duart nga trupi i saj, në mënyrë që të gjente hapësirë të mjaftueshme për t'u mbështetur. -Natyrisht se nuk është e saktë, shpirt... -u përgjigj në mënyrë mekanike, duke u hedhur ngadalë mbi të.

Ajo po ofshante dhe për një moment kishte harruar të gjithë personazhet dhe gjithçka që ishte shkruar në atë roman. Në përgjithësi i ishte lëshuar Redonit dhe pasionin e saj, pasion që po kërkonte një kënaqësi të dhunshme. I kishte vendosur këmbët prapa shpinës së Redonit dhe gjoksin e kishte drejtuar në drejtim të tij. Me këtë gjest ia kishte bërë me dije se e dëshiron ashtu të lirë, pa kushte. Ai i ishte përgjigjur ftesës së saj, i ndezur nga lëvizjet e saj. Kurrë më parë nuk kishte qenë aq i motivuar, aq i ashpër. Laura e kishte pranuar ritmin e lojës së tij, që e kishte shtyrë ta dashuronte pa kurrfarë kufizimi. E kishte kapur me lëvizje të forta, po e përqafonte kështu që e tëra i ishte dorëzuar atij dhe po kënaqeshin që të dy së bashku.

Mezi e kishte kuptuar se çfarë i kishte pëshpëritur në vesh, por ishte i gatshëm që t'i përgjigjej ofertës. Ritmi i dashurisë së tij ishte gjithnjë e më i zjarrtë dhe ishte pushtuar i tëri nga pasioni. Laura po ashtu e tëra pothuajse po çmendej nga kënaqësia. Po përqafonte kraharorin e Redonit, duke dëshiruar që e tëra të shkrihej në të. E gjithë vetëdija i ishte mjegulluar, kishte një përshtypje se po shkrihej nga brenda. I mbushur plot tension, Redoni po e përqafonte Laurën, me një shpejtësi të dritës për ta arritur kulmin, në lirimin e pa fund. Asgjë tjetër nuk po dëshironte, e as që kishte mundur të bënte diç tjetër. E kishte përdorur edhe atomin e fundit të energjisë, për disa kënaqësi maksimale në fund, fund ky të cilit po i gëzohej me shpirt. Më në fund ishte liruar nga i gjithë ai tension, i mbushur plot me djersë dhe plot me energji, që po i dhuronte trupi i tij. (Vijon)

(Kosova Sot Online)