Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (10)

  • A.P /
  • 01 July 2020 - 15:23
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (10)

- A nuk kishim planifikuar që nesër të shkonim në hapjen e klubit të Ganiut? Me sa më kujtohet i kemi premtuar se do të shkonim gjithsesi. - Natyrisht se do të shkojmë... - i tha ajo duke iu fërkuar për trupi. - Do të shkojmë, do ta pimë nga një pije dhe do të largohemi... Do ta kemi tërë natën për vete, i dashur... Do të kënaqemi në vaskën me shkumë, me pije... Redoni ishte i gatshëm që menjëherë ta realizonte tërë planin, por megjithatë i frenoi ndjenjat e veta. Edhe ai, sikurse Laura, kishte shumë punë për të bërë. Kishte shumë obligime të cilat nuk mund t'i shtynte. Ai e goditi lehtazi në vithe dhe ia bëri me shenjë që të ngrihej.

- Mendoj se tani do të ishte mirë sikur të shkoje, Laura... Në të kundërtën do të mund të përsëritej sërish seksi akrobatik në banjë... - Unë nuk do të kisha asgjë kundër - tha ajo në mënyrë sfiduese. Ai mbylli sytë dhe ofshau, duke u munduar që të përqendrohej. - Sikur që the edhe vetë, nesër do ta kemi tërë natën përpara. Propozoj që, deri atëherë, të mos "harxhohemi"... - Si të thuash ti, i dashur - u pajtua ajo, duke e veshur mantelin. - Hej, shpresoj ke kuptuar se pres që të jesh përcjellësi im në atë mbrëmje finale, kur juria, e përbërë nga kreatorët e modës, do ta bëjë publike se cila manekine është shpallur më e mira vitin e ardhshëm! - Po, mora vesh... - me qëllim ia bëri me dije sesi nuk ishte i entuziazmuar me faktin që Laura donte të bënte çka të donte me kohën e tij të lirë. - Do të kalojmë mirë, do ta shohësh! Mezi pres që ta marr titullin e manekines më të mirë, për ta parë Doruntinën sesi zverdhet nga zilia. - E, pse do të zverdhej?! - Redoni me të vërtetë u nervozua nga mënyra e të menduarit të Laurës. - Doruntina edhe vetë, gjatë karrierës së saj të pasur, disa herë është shpallur si manekinia më e mirë! Në fund të fundit, sukseset të cilat i realizojmë nuk do të duhej të kishin për qëllim zemërimin e kundërshtarëve tanë!

- Përpos në rastet kur kundërshtarët na degradojnë në publik! -tha ajo duke e plotësuar. - Tejkaloje këtë, Laura! Dëshmohu se je përmbi inatet e estradës! Në jetën tënde ka gjëra edhe më të rëndësishme sesa shtyrjet me Doruntinën! Redoni e kishte thënë këtë më shumë si frazë, sesa si bindje. Meqë, ai as që mendonte se jeta e Laurës kishte ndonjë përmbajtje të cilën ajo do të mund ta konsideronte të rëndësishme. - Ke të drejtë, i dashur... - përsëri iu afrua dhe u ngjit për të. - Ti për mua ke më shumë rëndësi, sesa që ta dëshmoj veten para konkurrenteve, sikur edhe nga titulli i manekines më të mirë. Ti je pasuria ime më e madhe! (vijon) 


(Kosova Sot Online)